Universiteti i Prizrenit
Latin: Universitas Prizreniensis | |
Lloji | Publik Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
---|---|
Themelimi | 7 dhjetor 1962 (SHLP) 1 tetor 2010 (UPZ) |
Rektori | Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani |
Location | , |
Kampusi | Urban, Decentralizuar |
Faqja zyrtare | http://uni-prizren.com |
Universiteti i Prizrenit është universiteti i dytë publik në Kosovë, me seli në Prizren dhe i cilësuar si universitet ndërkombëtar që pranon studentë perveç nga Kosova edhe nga vendet e rajonit.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiku i arsimit të lartë në Prizren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti “Ukshin Hoti” me seli në Prizren, është themeluar me vendimin nr. 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datën 09.10.2009 si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës i cili filloi me gjeneratën e parë të studentëve më 01.10.2010.
Kuvendi të Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” me seli në Prizren.
Universiteti “Ukshin Hoti” me gjashtë njësitë akademike që ka aktualisht ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master ndërsa në bazë të statutit i njëjti mund të organizoj edhe studime doktorale. Përveç Studimeve në gjuhën mësimore shqipe Universiteti ofron studime edhe në gjuhën mësimore turke dhe boshnjake.
Universiteti trashëgon përvojën e ish Shkollës së Lartë Pedagogjike, që funksionon nga tetori i vitit 1961, më vonë si Fakultet i Edukimit dega në Prizren, tani Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.
Qyteti i Prizrenit, seli e këtij universiteti, me ligjin nr. 06L/-012 neni 4 pika 2 është shpalluar Kryeqyteti historik i Republikës së Kosovës, i cili njihet normalisht përveç për historikun e tij të pasur po ashtu edhe për multi etnicitet dhe trashëgimi e kulturë jo vetën në Republikën e Kosovës por edhe me gjerë.
Qyteti i Prizrenit po ashtu është qyteti i dytë më i madh pas Prishtinës, i cili në bazë të statistikave është qyteti më i vizituar në vend, shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, duke qenë qyteti më i afërt me Republikën e Shqipërisë për shtetasit e të cilit ky qytet por edhe universiteti “Ukshin Hoti” janë mjaft joshës dhe atraktiv.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ-ja është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa në vitin 2023 numri i studentëve është rreth 3000 studentë aktiv. Universiteti është i akredituar që nga viti 2010. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master.[1]
Misioni dhe Vizioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.
Vizioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti ndërton vizionin duke u mbështetur në parimin e vlerave edukativo-kërkimore, përparësive krahasuese të diversitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor, me qëllim të krijimit të një qendre të ekselencës akademike e cila do t’i shërbejë studentëve, hulumtuesve dhe shoqërisë në fushat e TI, agrobiznesit dhe mjedisit, menaxhmentit dhe administrimit të biznesit, drejtësisë, gjuhësisë dhe edukimit.
Fakultetet dhe Programet e ofruara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nr. | Fakulteti / Programet e studimit | Niveli | ECTS |
I. Fakulteti Ekonomik | |||
1. | Administrim Biznesi | BSc. | 180 |
2. | Biznes Ndërkombëtar | BSc. | 180 |
3. | Administrim Biznesi | MSc. | 120 |
II. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike | |||
4. | Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi | BSc. | 180 |
5. | Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi (Boshnjake) | BSc. | 180 |
6. | Teknologji Informacioni dhe Telekomunikimi (Turke) | BSc. | 180 |
7. | Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi | MSc. | 120 |
III. Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit | |||
8. | Agrobiznes | BSc. | 180 |
9. | Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit | BSc. | 180 |
10. | Menaxhim në Agrobiznes | MSc. | 120 |
IV. Fakulteti i Edukimit | |||
11. | Edukim Parashkollor | BA | 240 |
12. | Edukim Parashkollor (Boshnjake) | BA | 240 |
13. | Edukim Parashkollor (Turke) | BA | 240 |
14. | Edukim Fillor | BA | 240 |
15. | Edukim Fillor (Boshnjake) | BA | 240 |
16. | Edukim Fillor (Turke) | BA | 240 |
V. Fakulteti Juridik | |||
17. | Juridik i Përgjithshëm | LLB | 240 |
VI. Fakulteti i Filologjisë | |||
18. | Gjuhë dhe Letërsi Shqipe | BA | 240 |
19. | Gjuhë dhe Letërsi Angleze | BA | 240 |
20. | Gjuhë dhe Letërsi Gjermane | BA | 180 |
Fakultetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti Ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtimet:
- Administrim Biznesi
- Menaxhment Ndërkombëtar
Fakulteti Juridik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nivelet:
- Bachelor
- Master
Fakulteti i Shkencave kompjuterike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtimet:
- Dizajn i Softuerit dhe
- Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit;
Fakulteti i Edukimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programet:
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Gjuhë dhe letërsi angleze
- Programi parafillor (parashkollor)
- Gjuhë shqipe
- Gjuhë boshnjake
- Gjuhë turke
- Programi fillor
- Gjuhë shqipe
- Gjuhë boshnjake
- Gjuhë turke
Fakulteti i Filologjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Gjuhë Angleze
- Gjuhë Gjermane
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programet:
- Agrobiznes
- Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit.[1]
Nivelet e studimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bachelor
- Master
- Doktoraturës - Ph.D. (Planifikohen të organizohen në të ardhmen)
Kampusi universitar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti i Prizrenit është i angazhuar për të mbështetur të gjithë studentët e tij. Zyra e shërbimeve studentore mbikëqyr shumë prej ngjarjeve si janë: shërbimet, programet dhe iniciativat që zhvillohen në Universitetin e Prizrenit.[2]
Bashkëpunimi ndëruniversitar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Universiteti i Prizrenit (Faqe zyrtare) Arkivuar 27 qershor 2015 tek Wayback Machine, Vizituar më 10.12.2016.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Brief description of the institution's history" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 qershor 2018. Marrë më 13 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jeta në kampusin e Universitetit të Prizrenit Arkivuar 26 nëntor 2016 tek Wayback Machine, Vizituar më 10.12.2016.
- ^ "Univerzitet u Prizrenu: Sporazum o saradnji sa Univerzitetom u Tuzli". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2016. Marrë më 10 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)