[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Psikologjia eksperimentale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Psikologët eksperimentale studiojnë shkaqet thelbësore të sjelljes. Ata merren me probleme të tilla si: Përse shohin ëndrra njerëzit? Cili është efekti i alkolit mbi agresivitetin e qenve? Përse njerëzit kanë iluzione pamore? Psikologët eksperimentale grumbullojnë një pjesë të madhe të informacionit që përdoret nga psikologët e tjerë në situatat praktike.

Aktualisht, psikologët eksperimentalë mund të grupohen në psikologë konjitivë, që studiojnë proçeset kognitive të njerëzve dhe në psikologë që studiojnë proçeset biologjike te kafshët.

  • Psikofiziologët studiojnë proçeset fiziologjike që përfshihen në sjelljen e kafshëve. Ata mund të studiojnë cili është funksioni i sistemit nervor dhe trurit në proçesin e motivacionit, të të mësuarit, përceptimit ose në sjelljen sociale te kafshët.
  • Psikologët krahasues janë psikobiologë që studiojnë sjelljen e kafshëve në një larmi situatash. Ata mund të jenë të interesuar të dinë se si ndikon trashëgimia në sjelljen sociale apo si funksionon sjellja e llojeve të ndryshme të kafshëve me qëllim që t'i ndihmojë ato të mbijetojnë.