[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Prosopografia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prosopografiastudimet historike është studimi i karakteristikave të përbashkëta të një grupi historik njerëzish (biografitë individuale të të cilëve mund të jenë kryesisht të pasakta) me anë të një studimi kolektiv të jetës së tyre, në një lloj analize të shumëfishtë biografike.

Studimi prosopografik ka si qëllim të mësojë për modelet e marrëdhënieve dhe veprimtarive përmes studimit të biografisë kolektive duke mbledhur dhe analizuar të dhëna statistikore biografike të rëndësishme për një grup të caktuar të individëve. Si e këtillë ajo përdoret për të studiuar shumë shoqëri paramoderne.

Ishte historiani britanik Lawrence Stone (1919–1999) ai i cili e përdori për herë të parë termin në fjalë në një artikull shpjegues në vitin 1971. Fjala nxirret nga figura e prosopopeisë në retorikën klasike, e prezantuar nga pedagogu romak Mark Fab Quintiliani, në të cilën figuron një person i munguar ose i imagjinuar - "fytyra e krijuar" siç sugjeron greqishtja e vjetër - me fjalë, sikur ai të ishte i pranishëm. [1]

Sipas fjalëve të prosopografit Katharine Keats-Rohan, "prosopografia ka të bëjë me atë që analiza e shumës së të dhënave për shumë individë mund të na tregojë për llojet e ndryshme të lidhjeve midis tyre, dhe kështu edhe për mënyrën se si ata vepruan brenda dhe mbi institucionet — sociale, politike, juridike, ekonomike, intelektuale — të kohës së tyre ”. [2]

Në këtë kuptim prosopografia është e lidhur ngushtë, por në mënyrë të dallueshme si me biografinë, ashtu edhe me gjenealogjinë. Ndërsa biografia dhe prosopografia ndërthuren, prosopografia interesohet më shumë për detajet e jetës së individëve, prandaj një prosopografi është më shumë sesa shumësi i biografive. Një studim prosopografik nuk është vetëm një koleksion i biografive - pasi që jeta ka edhe mjaft elemente tjera të përbashkëta për të zbuluar marrëdhëniet dhe lidhjet mes tyre. Gjenealogjia, siç praktikohet nga historianët e familjes, ka si qëllim të saj rindërtimin e marrëdhënieve familjare, dhe si i tillë, hulumtimi gjenealogjik i realizuar mirë mund të përbëjë bazën e një prosopografie, por që megjithatë, qëllimet përfundimtare të hulumtimit prosopografik janë përgjithësisht më të gjera.

  1. ^ Lawrence Stone, "Prosopography", Daedalus 100.1 (1971), pp. 46–71. JSTOR-20023990.
  2. ^ Keats-Rohan, Katharine. "Prosopography and computing: A marriage made in heaven?" History and Computing. 12.1, p. 2. doi:10.3366/hac.2000.12.1.1.
  • Abbott, Josie M., The Angel in the Office. British Sociological Association, 2009.
  • Beech, George, "Prosopography" in Medieval studies: an introduction, ed. James M. Powell, Syracuse University Press, 1992.
  • Carney, T. F. "Prosopography: Payoffs and Pitfalls" Phoenix 27.2 (Summer, 1973), pp. 156–179. Assessing results of prosopography applied to Roman Republican history.
  • Erben, Michael, "A Preliminary Prosopography of the Victorian Street", Auto/Biography Vol 4, 2/3, 1996.
  • Greer, J, "Learning from linked lives: Narrativising the individual and group biographies of the guests at the 25th Jubilee dinner of the British Psychoanalytical Society at The Savoy, London, on 8th March 1939". University of Southampton, unpublished doctoral thesis, 2014.
  • Jones, Arnold Hugh Martin; Martindale, John Robert (1971). The Prosopography of the Later Roman Empire: A.D. 395–527 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 9780521201599.
  • Keats-Rohan, Katherine S. B. (ed)., Prosopography Approaches and Applications: A Handbook. Oxford: Prosopographica et Genealogica, 2007.
  • Krummel, Donald W., "Early American Imprint Bibliography and its Stories: An Introductory Course in Bibliographical Civics", Libraries & Culture 40.3 (Summer, 2005), pp. 239–250. doi:10.1353/lac.2005.0050.
  • Lindgren, M., 'People of Pylos: Prosopographical and Methodological Studies in the Pylos Archives (Boreas). Uppsala (1973)
  • Radner, K. (ed.), The Prosopography of the Neo-Assyrian Empire. Helsinki, 1998–2002.
  • Broughton, T. R. S. 1972. "Senate and Senators of the Roman Republic: The Prosopographical Approach." In Aufstieg und Niedergang der römischen Welt. Vol. 1.1. Edited by Hildegard Temporini, 250–265. Berlin and New York: de Gruyter.
  • Cameron, Averil, ed. 2003. Fifty Years of Prosopography: The Later Roman Empire, Byzantium and Beyond. Proceedings of the British Academy 118. Oxford: Oxford Univ. Press.
  • Eck, Werner. 2010. "Prosopography." In The Oxford Handbook of Roman Studies, Edited by Barchiesi, Alessandro and Scheidel, Walter. Oxford Handbooks, 146–159. Oxford; New York: Oxford University Pr.
  • Fraser, P. M., and Elaine Matthews, eds. 1987–. A Lexicon of Greek Personal Names. Oxford: Clarendon.
  • Stone, Lawrence. 1971. "Prosopography." Daedalus 100:46–79.