[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Stjepan Mesiq

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Stjepan Mesiç)
Stjepan Mesiq
Presidenti i 2-të i Kroacisë
Në detyrë
19 shkurt 2000 – 19 shkurt 2010
KryeministriIvica Račan
Ivo Sanader
Jadranka Kosor
Kundërshtar/ëtDražen Budiša
Paraprirë ngaFranjo Tugjman
Vlatko Pavletić (ushtrues detyre)
Zlatko Tomčić (ushtrues detyre)
Pasuar ngaIvo Josipović
Kryetar i Parlamentit të Kroacisë
Në detyrë
7 shtator 1992 – 24 maj 1994
PresidentiFranjo Tuđman
Paraprirë ngaŽarko Domljan
Pasuar ngaNedjeljko Mihanović
Kryeministri i 1-rë i Kroacisë
Në detyrë
30 maj 1990 – 24 gusht 1990
PresidentiFranjo Tugjman
Paraprirë ngaAntun Milović
Pasuar ngaJosip Manolić
Të dhëna vetjake
U lind më24 dhjetor 1934 (86 vjet)
Orahovica, Jugosllavia
Partia politikeI pavarur (që nga viti 2000)[1]
Lidhjet e tjera
politike
Lidhja e Komunistëve të Kroacisë (1955–1990)
Bashkimi Demokrat Kroate (1990–1994)
Demokratët e Pavarur Kroate (1994–1997)
party Popullore Kroate (1997–2000)
Bashkëshortja/etMilka Duduniq (m. 1961)
Fëmijët2[2]
ShkollimiUniversiteti i Zagrebit
PunësimiAvokat
Nënshkrimi
aBranko Kostiq mori kompetencat dhe detyrat e zyrës si ushtrues i detyrës së presidentit të presidencës së parë pas dorëheqjes së Mesiq

Stjepan Mesiq (lindi më 24 dhjetor 1934) është një avokat dhe politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Para se të shërbejë dy mandate pesë-vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë (maj-gusht 1990) pas zgjedhjeve të para shumë-partiake, president i fundit i presidencës së Jugosllavisë (1991) si dhe kryetar i parlamentit kroat (1992–1994).

Stjepan Mesiq, i quajtur zakonisht "Stipe", lindi në Orahovica (atëherë pjesë e Jugosllavisë) nga Josip dhe Magdalena (mbiemri i vajzërisë Pernar) Mesiq. Pasi nëna e tij vdiq më 1936, motra e tij e madhe Marija u dërgua te xhaxhai i tyre Tomo Pernar në Francë, ndërsa Stjepan u vu nën kujdesin e gjyshes së tij Marija derisa babai i tij u martua përsëri më 1938 me Mileva Joviq, një serbe etnike që lindi Slavko dhe Jelica. Stipe u diplomua në shkollën fillore 4-vjeçare dhe përfundoi dy vjet gjimnaz 8-vjeçar. Ai u diplomua në vitin 1955 dhe si një student shembullor, u pranua në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë. Të njëjtin vit, babai i tij vdiq nga kanceri.

Stjepan Mesiq vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Zagrebit, ku u diplomua më 1961. Po atë vit, Mesiq u martua me Milka Duduniq, me të cilën ai ka dy vajza. Pas diplomimit, ai punoi si praktikant në gjykatën komunale në Orahovica dhe zyrën e avokatit publik në Nashice. Ai shërbeu shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Bileqa dhe Nish, duke u bërë një oficer rezervë.

Stjepan Mesiq në fund të karrierëes së tij politke ai morri titullin Qytetar Nderi i Prishtinës për shkak se kishte përkrahur Kosovën dhe popullin shqiptar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

  1. ^ "41 7.5.2001 Ustav Republike Hrvatske (pročišćeni tekst)" (në kroatisht). Narodne-novine.nn.hr. Marrë më 17 janar 2013.
  2. ^ "Unuka Sara je trudna: Stjepan Mesić (79) će postati pradjed" (në kroatisht). 24 sata. Marrë më 7 nëntor 2013.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]