[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Shpella e Valit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shpella e Valit ndodhet në lindje te fshatit Perlat në Komunën Kthelle, te krahinës se Mirditës. Si njësi natyrore ajo është pjesë e sistemit te bjeshkëve te Selitës, Mulli – Didhe – Valmor, me lartësi 1300 – 1500 mbi nivelin e detit, sistem te cilin e çan mes përmes lugina e Urakes, duke krijuar një pejzash e bukuri te admirueshme mjaft tërheqëse.

Në pjesën Perëndimore te luginës se Urakes, ndodhet vargu kodrinor që zë fill me bjeshkën e Mullit në Veri që nuk i kalon 1300 metra, vijon me Qaf-kishën rreth 1000 m, me Pllejen (pllajën) e Bozhiqit 600 – 700 m, maja e Ngallit në Lufaj me 500 – 600 m dhe mbyllet në jug gjithë vargu kodrinor me Shkëmbin e Valit, rreth 500 m lartësi mbi nivelin e detit nga ku kalohet në Qafen e Valit që lidh zonën e Perlatit me atë te Laç- Bruçit te rrethit te Matit. Në jug te këtij vargu kodrinor ndodhet shpella e Valit, që është dhe pjesa fundore e tere këtij sistemi, mbi shpine se cilës shtrihet pllaja me te njëjtin emër. Formacioni tokësor i kësaj shpelle zotërohet nga shkembinje gelqeror që i përkasin erës Mesazoike me përpunim te dukshëm në periudhën e Kreasit me trashësi 3000 – 4000 m, poshtë se cilave ndodhen dhe te tjerë terrigjene, që krahasimisht mund te datohen me 5 – 6 milion vjet me pare e me tej.

Skeda:Shpella e Valit.JPG
Shpella e Valit

Morfologjia e formacioneve te kësaj shpelle në rrjedhën e historisë se formimit gjeologjik te saj, i është nënshtruar një sere sinklinalesh, e antiklinalesh (Lëvizje te brendshme) me varjimin e kohës duke shfaqur mbi sipërfaqen e tokës te sistemit kodrinor një linje te copëtuar në formën e valëve te njëpasnjëshme fundi i te cilave mbyllet me ketë shpelle. Këtej mendohet dhe emërtesa e kësaj shpelle me emrin : Vala – Vale – Vali, mbasi nder kohëra e brezni gjeneratash, “etimologët” popullorë e kane quajtur e thirrur dhe sot e kësaj dite SHPELLA E VALIT.

Në territorin përkatës, ajo ndodhet në lindje te fshati Perlat. Në Veri e Verilindje kufizohet me fshatin Lufaj te komunës Selite, në Jug e Juglindje kufizohet me fshatrat Bruç e Kodër-Laç te rrethit te Matit. Qafa në jug te shpellës bën te mundur lehtësisht kalimin këmbësor te banorëve te komunave fqinje midis Kthelles dhe Bruçit.

Shpella e Valit ngrihet në brinje te fushës me te njëjtin emër dhe ka pamjen e një keshtjelle natyrore me blloqe vigane gelqeroresh përafërsisht me këto permasa. Fillimi i hyrjes nga Perëndimi në Lindje 90 – 100 m gjate që perfundon pothuajse me dy dalje, njëra prej te cilave mendohet se ka një lidhje labirinth me shpellen e NEZIRIT te Bruçit e cila ka vlera arkeologjike me përmbajtje te historisë se lashtesise Iliro – Shqipetare. Gjeresia nga Veriu në Jug në hapsiren e hyrjes varion në 50 – 60 m. Shpella me qendër te saj ka një oxhak hink nga sipërfaqja në shpine te saj, pingul me thellësinë që lidh ambjentin e brendshëm te shpellës me atë te jashtëm Diametri i oxhakut është 10 – 15 m dhe thellesia e tij pingul nga lart e deri në sipërfaqen e tavanit është përafërsisht 20 – 25 m, çka tregon dhe trashesine e mbuleses shkëmbore te shpellës, pa përjashtuar dhe shtresen e dherave që janë te pranishme mbi te. Shkëmbinjtë janë organike e me soliditet te qarte, te përbëre nga gelqerore, ndoshta unike në tere sistemin kodrinor që trajtuam dhe mjaft te pasur me karbonate eprore, te njohur gjithashtu si shkëmbinje calcite, te lakmuara lehtesisht nga veprimi eroziv i ujrave rrjedhëse, duke nderhyre në paqendrueshmerine e njetrajteshme te formes e mases se tyre. Fenomeni i Karstit, dukuri e cila vërehet gjerësisht në tere masen shkëmbore, deshmi te cilat janë një numër i madh pothuaj i pafund i stalaktigeve që kane forma e permasa te ndryshme jo vetëm në trajte por dhe në forme duke krijuar një ansambel natyror apo një dekor artistik që te josh e ndjell në brendesine e saj te mistershme.

Peisazhi relievor me elementet e tij përbërës ka ndikuar ndjeshëm në fuqinë gerryese te ujrave rrjedhëse sidomos në stinen e pranveres e te dimrit dhe te favorizuara nga pjerresia e terrenit përfshires, kane krijuar jo vetëm gerryerje e çarje te thella te shkëmbinjve por dhe vende-vende dhe shplarje e çarje te formacionit, process i cili është evident e në progres dhe në ditët e sotme. Ketë proces në rritje e stimulon dhe mungesa e një mbulese te dendur bimore sidomos atyre te drunjëve pyjor që janë dëmtuar pothuaj tërësisht nga shfrytëzimi pa kriter që i është bere në këto 60 – 70 vitet e fundit. Shpella e Valit, si objekt natyror, pothuaj nuk është evidentuar e as bere ndonjë studim enkas për te. Megjithe kureshtjen që ajo ka ngjallur në vijimesi. Po ashtu mund te thuhet se mungon deri me tani dhe interesi për vlerat social–ekonomike e kulturore që ajo ka e që mund te shfrytezohet në dobi te komunitetit. Fakti që masivet e gurit gelqeror në permasa te pallogaritshme dhe te një cilësie te larte, përbejnë një pasuri shume te madhe për industrinë e ndërtimit. Vlerat kulturore në nivelin e një monumenti te këtij lloji dhe peisazhi mahnites përbejnë vlera për industrinë e turizmit.

Qe te shfrytezohet kjo pasuri, deri me tani e fjetur dhe e pa vlerësuar, kërkon domosdo nderhyrje gjithplaneshe te pushtetit vendor te komunitetit dhe institucioneve përkatëse te linjes.

Gjeja e pare që duhet bere është nderhyrja në infrastukturen e këtij objekti siç është lidhja e tij me rrugën automobilistike te zones që nuk i kalon 3 – 4 km. Furnizimi i shpellës me ujë te pijshëm është lehtesisht i mundur, duke shfrytezuar burimin që është në afërsi te saj. Po kështu dhe marrja e enregjise elektrike, është plotësisht e mundur mbasi aty pranë ka disa shtëpi banimi te cilat janë te lidhura me rrjetin elektrik te zones. Vete shpella për ndonjë kompozim te mundshëm kërkon një mundësi investim modest.

Edhe në këto kushte që është, ajo është mjaft e vizitueshme. Dhjetra e qindra nxenes e mesues, jo vetëm te zones por dhe nga shkollat e krahinës si : Rreshenit, Rubikut, te Selitës, e te rretheve te tjera si te : Lures, Bruçit, Urakes, dhe vizitor te kategorive te tjera. Do te mjaftonte ndergjegjesimi i te gjithë paleve për te rritur shkallen e preokupimit për vleresimin dhe shfrytëzimin e vlerave te këtij objekti natyror me rendësi në fushën e kulturës dhe te ekonomisë.