[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Mirza Gulam Ahmed

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mirza Ghulam Ahmedit)
Mirya Ghulam Ahmad
Nënshkrimi i Mirza Ghulam Ahmadit

Mirza Ghulam Ahmad u lind më 13 shkurt 1835[1]QadianIndisë.

Historia familjare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrjedhë nga një familje fisnike kështu që kishte privilegjin të merrte mësime private nga shumë profesorë të njohur të kohës. Së pari mëson persishten dhe arabishten e më vonë studion medicinë me ndihmën e të atit i cili ishte mjek[2].

Mirza Hadi Beu ishte shpërngulur në kohën e Mbretit Mogul Babulit në Pengjab, ku ndërtojnë fshatin Islampur, Qadian-i sotëm. Gjatë sundimit të Mogulve kjo familje mbanter disa poste të pushtetit të atëhershëm në Indi. Kështu që familja e tyre përpos Qadian-it kishte edhe 84 fshatra nën kontroll diku rreth 12840 hektarë tokë. Mirëpo kah mesi i shekullit 19 pasuria e tyre dukshëm zvoglohet, Sikët kontrollojnë pothuajse të erë territorin e Pengjabit Me 1939 vdes udhëheqësi sik Rangji Singh, dhe tërë territori gradualisht bie nën kontrollin Britanikë. Edhe në regjimin Britanikë mbanin poste zyrtare, Mirza Ghulam Murtazai pas pensionimit të tij merr rreth 200 rupi si pension nga pushteti i atëhershëm.

Mirza Ghulam Ahmad ishte fëmiu i dytë i Mirza Ghulam Murtaza dhe Chiragh Bibi. Motra e tijë binjake vdes disa ditë pas lindjes. Qysh në moshën 16 vjeçare fillom të studioj mbi krishterizmin, që në shekullin e 19 kishte filluar me të madhe të përhapej në Indi. Nga viti 1864-1868 sipas dëshirës së babait kishte punuar si nëpunës në Sialkot (poashtu vend në Pengjab) ku kishte patu kontakte të shumta me misionarët e ndryshëm, që ishin të shumtë në at kohë. Pas vitit 1868 qëndron në Qadian dhe jeton një jetë relativisht të qetë. Kohën e kalon kryesisht në shtëpi dhe dhe mirret kryesisht me studime që kanë të bëjnë me Islami-n. Por nuk heziton ti kofrontoj haptaz misionarët e krishterë sa herë që i ipej rasti[3].

Në vitin 1886 pas konfrontimeve të shumta me klerikët e shumtë të Aria-Samay besimtarë të Hinduizmit udhëton për në Hoshiarpur ku edhe kryen izolimin e tij 40 ditësh. I shoqëruar prej tre shokëve të tij qëndron në një shtëpi dy dhomshe, nga e cila largohet vetëm për namazin e së premtes. Shokët ushqimin ia dërgonin në kohën kur ai ishte duke kryer Namaz.

Mirza Ghulam Ahmad me shokët e tij

Themelimi i Xhematit Ahmedian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si datë e rëndësishme historike është 23.03.1889. Me këtë datë Mirza Ghulam Ahmad sipas tij themeloi Xhematin Ahmedian. I pari njeri që dha betimin apo pranoi Ahmediatin zyrtarishtë është Bashir ud-Din.

Burimet e informatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Chapter 1: The First Forty Years". Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2011. Marrë më 23 janar 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Yohanan Friedmann: Prophecy Continuous: Aspects of Ahmadi Religious Thought and Its Medieval Background, Oxford University Press, Neu-Delhi 2003 (2. Auflage), Seite 10
  3. ^ Yohanan Friedmann: Prophecy Continuous: Aspects of Ahmadi Religious Thought and Its Medieval Background, Oxford University Press, Neu-Delhi 2003 (2. Auflage), Seite 2–10