[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Morfema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

'Morfema' është njësia më e vogël e kuptimshme e një fjalë, që nuk mund të zbërthehet më tej. Një morfemë nuk është e njëjtë me një fjalë. Dallimi kryesor midis tyre është se një morfemë ndonjëherë nuk qëndron vetëm, por një fjalë, sipas përkufizimit, qëndron gjithmonë vetëm. Fusha gjuhësore e studimit kushtuar morfemave quhet morfologji.Morfema është rrënjore, ose ndajsshtesore. Morfema rrënjore është pjesa e fjalës që mbetet kur i hiqen të gjithë ndajshtesat. Kur një morfemë qëndron në vetvete, ajo konsiderohet si rrënjë sepse ka një kuptim të vetin (siç është morfema mace). Kur ajo varet nga një morfemë për të shprehur një ide, është ndajshtesë, sepse ka një funksion gramatikor (të tillë si -t te fjala macet për të treguar se është numri shumës).[1] Çdo fjalë është e përbërë nga një ose më shumë morfema.

Klasifikimi i morfemave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morfema të lira dhe të lidhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo morfemë mund të klasifikohet si e lirë ose e lidhur.[2] Meqenëse kategoritë janë reciproke ekskluzive, një morfemë e caktuar do t'i përkasë saktësisht njërës prej tyre.

  • Morfemat e lira mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur si fjalë (p.sh. qytet, qen) dhe mund të shfaqen brenda leksemës (p.sh. kryeqytet, qenush).
  • Morfemat e lidhura paraqiten vetëm si pjesë të fjalëve, gjithmonë në lidhje me një rrënjë dhe nganjëherë me morfema të tjera të lidhura. Për shembull, mos- paraqitet vetëm i shoqëruar nga morfema të tjera për të formuar një fjalë. Shumica e morfemave të lidhura janë ndajshtesa, veçanërisht parashtesa dhe prapashtesa. Shembuj të prapashtesat janë -tar, -tor, -isht, -oj, -or, -shëm dhe -imë. Morfemat e lidhura që nuk kanë ndajshtesa quhen morfema të leksikalizuara.[3]

Klasifikimi i morfemave të lidhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morfemat e lidhura mund të klasifikohen më tej si morfema derivacionale ose infleksionale. Dallimi kryesor midis morfemave derivacionale dhe morfemave infleksionale është funksioni i tyre për fjalët.

Morfemat derivacionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Morfemat fjalëformuese, kur kombinohen me një rrënjë, e ndryshojnë kuptimin semantik ose një pjesë të të folurit të fjalës. Për shembull, në fjalën lumturi, shtimi i morfemës së lidhur -i në rrënjën i lumtur ndryshon fjalën nga një mbiemër (i lumtur) në një emër (lumturi). Në fjalën i paaftë, pa- funksionon si morfemë fjalëformuese pasi ajo privon kuptimin e fjalës së formuar nga rrënja i aftë. Në përgjithësi, ndajshtesat e përdorura me një rrënjë të fjalës janë morfema të lidhura.

Morfema infleksionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alomorfet janë variante të një morfeme që ndryshojnë në shqiptim por janë semantikisht identike. Për shembull, shenjuesi i shumësit anglez - (e)s të emrave të rregullt mund të shqiptohen /-s/ (bats), /-z/, (bugs), ose /-ɪz, -əz/, (buses), në varësi të tingullit përfundimtar të formës së shumësit të emrit.

Në përgjithësi, këto lloje të morfemave nuk kanë ndryshime të dukshme. Për shembull, dele është edhe forma njëjës edhe shumës. Kuptimi i synuar rrjedh kështu nga përcaktori (në këtë rast, "disa-" ose "një-").[5]

  1. ^ Kemmer, Suzanne. "Words in English: Structure" (në anglisht). Marrë më 10 prill 2014.
  2. ^ Morphology Classification Of Morphemes Arkivuar 20 mars 2014 tek Wayback Machine Referenced 19 March 2014
  3. ^ "Studime - Revistë për studime filologjike" (PDF). Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Marrë më 8 korrik 2020.
  4. ^ Matthew, Baerman (2015). The Morpheme (në anglisht). Oxford University Press: Oxford University Press. fq. 8. ISBN 9780199591428. Marrë më 30 shtator 2019.
  5. ^ Dahl, Eystein Dahl. "Zero Morphemes". Linguistics (në anglisht). Marrë më 3 nëntor 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]