[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

James Mason

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edhepse ishte me origjinë angleze, Xhejms Mejsen i përket plejadës së vjetër të aktorëve amerikanë e cila dha emra të shquar që realizuan filma vërtet antologjik me të cilët mburret kinematografia botërore. Ai konsiderohej edhe si njëri ndër aktorët më të mirë të shekullit njëzet. Gjatë karrierës së tij të begatshme krijoi një varg rolesh të paharruara siç ishin filmat : ’’Njeriu me rrobe të përhitura’’, ’’Kështjella e Haterit’’, ’’Zonja e dobët’’, etj.

Filmi që e bëri një yll të vërtetë ndërkombëtar me të cilin shkoi në Holivud ishte realizimi fenomenal ’’Thë seventh Veil’’, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave britanik të kohës së pasluftës së Dytë botërore. Xhejms Mejsën ishte tri herë i kandiduar për çmimin oskar por atë nuk e mori kurrë, edhepse realizoi role të pakrahasueshme, siç ishte filmi ’’Cicero’’ kushtuar spiunit internacional Ilaz Bazna (I cili ishte me origjinë shqiptare). Në Holivud pasojnë rolet e tij të fuqishme në filmat ’’Ylli lindi’’, ’’Jashtë njeriu i vjetër’’, ’’Jul Qesari’’ (Bruti), ’’Rrëfimi për Ervin Romelin’’ (nazisti i njohur gjerman), roli i kapiten Nemos nga filmi ’’Njëzet mijë mila nën det’’, ’’Më e madhe se jeta’’ ; ’’Drejtimi Veri-veri perëndim’’, ’’Lolita’’ (Roli i profesorit), ’’Lord Xhimi’’ (roli i profesorit i cili duhej ta vriste Piter O Tulin në këtë film), ’’Verdikti’’ (për të cilin kandidohet për çmimin oskar), etj.

Në një film për Xhems Bondin kishte qenë i caktuar ta luante rolin e agjentit sekret por ndryshuan rrethanat dhe nuk mundi ta realizonte. Mes tjerash duhet përmendur se ai ishte edhe adhurues i flasket i kafshëve i cili i shkroi disa libra kushtuar atyre. Ishte autor sidomos i librit ’’Macet në jetën tonë" me të cilin kishte arritur sukses të madh në këtë lëmë. Xhejms Mejsën ishte edhe ndër veteranët më të famshëm të kinematografisë angleze dhe amerikane. Emri i tij shërbente edhe si shkollë për aktorët e gjeneratave të ardhshme. Krahas roleve të theksuara më lartë po i japim edhe disa të tjera nga filmat "Zonja Bovari’’ (1049), "Rruga njëkahëshe" (1950), "Të burgosurit e Kështjellës Zenda" (1952), "Sharada" (1953) "Rrëfimi për tri dashuritë" (1953), "Princ Valianti" (1954), "Udhëtimi për në qendër të tokës" (1959), "Të ikurit nga Zahraini" (1962), "Tiara Tahitti" (1962), "Djaloshi Torpedo" (1963), "Rënia e Perandorisë romake" (1964), "Lord Xhimi" (1965), "Xhingis Kani" (1965), "Blu Maksi" (1966), "Londrën nuk e njeh askush" (1967), "I huaji në shtëpi" (1967), "Viena : vitet në kujtim" (1968), "Dafi" (1968), "majerling" (1968), "Njeriu i keq nga lumi" (1971), "Loja e fëmijëve" (1972), "Frankenshtajni", "Rrëfimi i vërtetë" (1973), "Njeriu Mekintosh" (1973), "Kontrata e Marsejit" (1974), "Mandingo" (1975), "Autobiografia e pronceshës" (1975), "Udhëtimi i të mallkuarve" (1976), "Jezusi nga Nazareti" (1977), "Kryqi i hekurtë" (1977), "Ngjyrat e dashurisë" (1977), "Djelmoshat nga Brazili" (1978), "Kalimi" (1979), "Vera e rrezikshme" (1981) dhe "Ajvanho" (1982).