[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Kijasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përkufizimi i analogjisë në të drejtën e sheriatit është “Krahasimi i një çështjeje për të cilën nuk kemi bazë ligjore me një çështje tjetër të ngjashme, analoge me të parën, për të cilën kemi bazë ligjore të qartë, dhe për shkaqe, arsye apo prova të ngjashme, mund të sillet gjykimi i të dytës analoge me të parën”.

Po ashtu si burimet e mëparshme edhe analogjia ka kushtet e veta që duhet pa tjetër ti ketë këto elemente :

  1. Argumentin/rregullën bazë të qartë (Kur’anin, Sunnetin dhe Konsensusin), p.sh. për alkoolin ekziston rregulla bazë.
  2. Norma e argumentit/rregullës bazë. p.sh. norma e alkoolit është e përcaktuar qartë se (alkooli) është i ndaluar.
  3. Problematika e re që kërkon krahasim/zgjidhje, p.sh, droga, pijet tjera dehëse, Profeti thotë : “Çdo gjë që deh është e ndaluar përdorimi i saj, qoftë në masë të madhe apo në masë të vogël”. Problematika kërkon që të bëjmë analogji për të nxjerr normën standarde se droga apo pijet dehëse janë të ndaluara. Rast tjetër kemi kur Zoti thotë në Kur’an : “Zoti ua lejon të mirat dhe ua ndalon të këqijat”, në këtë rast e bëjmë analogjinë e ligjeve/rregullave për të nxjerrë normën se droga apo pijet tjera dehëse janë të ndaluara ngase unanimisht vlerësohen se ato janë të këqija.
  4. Njohja e shkakut të normës apo argumentimit për të cilën është vendosur norma, p.sh. shkaku i ndalimit të alkoolit është dehja, shkaku i ndalimit të drogës është dëmi që i bëhet vetvetes, shoqërisë etj, ka po ashtu rregulla të posaçme për këtë çështje në lidhje me dëmet që mund ti sjell droga shoqërisë.

Mënyra e njohjes së shkaqeve të normës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njohja e shkaqeve të normës ka disa mënyra: a-Njohja e shkakut me Kur’an dhe Sunnet, ky grup ndahet në dy nëngrupe të tjera:

  1. Kur teksti është i qartë dhe kur teksti nuk është krejtësisht i qartë.
  2. Njohja e shkakut me anë të indikacioneve.
  3. Njohja e shkakut me anë të konsensusit, p.sh. njohja e shkakut se pse i jepet përparësi në trashëgimi vëllait prej dy prindërve më shumë se vëllait prej njërit prind, konsensusi është se shkak i përparësisë është prejardhja prej dy prindërve.
  4. Njohja e shkakut me anë të konkludimit, p.sh. alkooli është i ndaluar dhe merret për studim me të gjitha cilësitë dhe elementet që përmban, dhe njëri prej elementeve është shkak për tu ndaluar, p.sh. dehja, kurse në anën tjetër vërtetohet nga studimi se alkooli medicional nuk ndalohet për përdorim.

Llojet e analogjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llojet e analogjisë janë pesë:

  1. Një lloj i analogjisë është kur në rastin e ri kërkon zgjidhje si degë, kurse është më i qartë në degë se sa në bazë, p.sh. me bazë ligjore është e ndaluar ofshama ndaj prindërve me “uf”, nëse bëjmë analogji me rrahjen e prindërve, shohim se rrahja e prindërve është një akt më i rëndë se ofshama.
  2. Lloji tjetër i analogjisë është kur shkaku në degë është i njëjtë si në bazë, p.sh. djegia e pasurisë së jetimit dhe ngrënia e pasurisë së jetimit janë të njëjta ndalesa, dhe kur bëjmë krahasimin e normës vërejmë se që të dyja kanë shkakun e njëjtë, shkatërrimin e pasurisë.
  3. Lloji i analogjisë është, kur shkaku në degë nuk është aq i qartë sa është edhe në bazë.
  4. Lloji i analogjisë po ashtu është kur analogjia njihet me anë të një teksti (Kur’an ose Sunnet) ose me anë të konkludimit, duke mos marrë parasysh fare logjikën, p.sh Profeti thotë: “Nuk lejohet të gjykojë gjykatësi kur ai është i hidhëruar”, në këtë rast për shembull ndodh e njëjta gjë edhe me urinë dhe etjen në rastin e gjykatësit, d.m.th. nuk lejohet të gjykojë gjykatësi kur është i uritur ose i etur. Në këtë rast sikur hidhërimi edhe uria apo etja janë shkaqe që ndikojnë psikikisht te njeriu.
  5. Lloji i analogjisë kur është e domosdoshme të studiohet thellë njohja e shkakut, në këtë rast mund të marrim shembull, këmbimin e parave me arin në kamatë, etj.

Ndalesa e Analogjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Analogjia ndalohet në këtë çështje:

  1. Në normat të cilat kanë të bëjnë me çështjet e adhurimit, ngase normat e adhurimit siç kemi thënë edhe më lartë se janë të gjitha të detajizuara dhe nuk ka nevojë për analogji
Analogji nuk bëhet nëse ekziston teksti i qartë në Kur’an dhe Sunnet, por analogjia vjen në konsideratë vetëm kur juristi nuk gjen ndonjë dispozitë për ndonjë çështje, dhe prej kushteve kryesore është të mos vijë në kundërshtim me burimet e më hershme, nëse vjen në kundërshtim me burime e lartë përmendura atëherë kjo analogji bëhet i pavlefshme. Njohja e shkaqeve në Islam është shkencë e veçantë e cila ka të bëjë me citatet e Kur’anit dhe Sunnetin-fjalët e Profetit.

Ixhmai-Konsensusi i Juristëve të Medinë dhe Kufës të hershëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konsensusi i juristëve të Medinës dhe të Kufës është po ashtu një prej burimeve të së drejtë së Sheriatit. Të gjithë juristët janë të pajtimit se nëse një normë ka qenë e miratuar nga juristët e medinës dhe kufës nuk lejohet të kundërshtohet nga myslimanët, këtu bëhet fjalë për norma të cilat natyrisht kanë bazë ligjore në burimet e lartë përmendura. Arsyeja se pse ky konsensus konsiderohet si burim i së drejtës së Sheriatit është se profeti Muhamet ka jetuar një kohë të gjatë në atë vend, po ashtu edhe shpallja-legjislacioni ka zbritur në këtë vend dhe juristët e medinës i kanë mësuar rregullat nga profeti. Kurse sa i përket konsensusit të juristëve të Kufës arsyeja është se pas përhapjes së Islamit në Irak, shumë prej shokëve të profetit kanë shkuar në këtë vend dhe ua kanë mësuar njerëzve fenë dhe jurisprudencën, të cilën gjë ata e kultivuan shumë.

Legjislacione hyjnore të mëparshme para legjislacionit të Kur’anit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me këtë burim nënkuptohet me ato dispozita-norma të cilat i ka përcaktuar Zoti komuniteteve të mëparshme në librat e mëhershme të shpallura në origjinal tek profetët tjerë siç është: Tevrati-Tora, Zeburi-Psalmet, Inxhili-Ungjilli.

Këto legjislacione kanë dy lloj norma:

  1. Norma të cilat nuk përmendën fare në dy burimet e së drejtës së Sheriatit (Kur’an dhe Sunnet), ky lloj legjislacioni nuk pranohet si burim dhe nuk aplikohet në të drejtën e Sheriati sipas mendimit të të gjithë Juristëve.
  2. Norma të cilat përmendën në dy burimet e së drejtës së Sheriatit, ky lloj legjislacioni ndahet në dy nëngrupe:
    • Normat të cilat janë të abroguara nga e drejta e Sheriatit, p.sh. në të drejtën e hershme hebreje ka qenë e ndaluar gjuetia në ditën e shtunë, e drejta e Sheriatit e ka abroguar këtë ligj dhe e ka lejuar gjuetinë për myslimanët në ditën e shtunë dhe në ditët tjera, kjo normë (e së shtunës) nuk vlen në të drejtën e Sheriatit.
    • Normat e legjislacioneve të mëparshme të cilat i ka miratuar e drejta e Sheriatit, këto ligje merren si burim në të drejtën e Sheriatit por domosdo të ketë tekst në burimet e së drejtës së sheriatit, p.sh. agjërimi ka qenë obligim në legjislacionin e më hershëm, po ashtu edhe në të drejtën e Sheriatit agjërimi është obligim, dhe ka tekst në të drejtën e Sheriatit.
Çdo lloj norme që ka qenë në legjislacionet e më hershme e që nuk janë të përmendura në Kur’an ose Sunnet, janë të pavlefshme dhe nuk vijnë në konsideratë në të drejtën e Sheriatit.

Preferencat e Rezonimit Juridik - Istihsani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky lloj burimi i së drejtës është kur të ndodh që juristit t’i parashtrohet zgjidhja e ndonjë çështjeje, e në këtë rast juristi i jep përparësi llojit të katërt të analogjisë para llojit të pestë të analogjisë, ky lloj veprimi (dhënia e përparësisë) në të drejtën e sheriatit quhet Istihsan (preferencë e rezonimit Juridik). Duhet cekur se edhe ky burim i së drejtës së Sheriatit patjetër duhet të ketë mbështetje ligjore.

Ky burim i së dejtë së Sheriatit ndahet në 4 grupe
  1. Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Kur’an ose Sunnet.
  2. Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Konsensus.
  3. Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Traditë (që do të cekët më poshtë).
  4. Preferenca e rezonimit në lehtësimin e vështirësisë.
  5. Preferenca e rezonimit duke u bazuar në interesin e përgjithshëm
  6. Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në analogjinë nr. 5 e cila kërkon të studiohet thellë.

Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e më hershme për vazhdimësi - Istih’sabi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky lloj burimi ka të bëjë me normën e cila në fakt ka ekzistuar më herët, mirëpo dyshohet në mos ekzistimin e saj, dhe si e tillë gjykohet se ajo normë vazhdon deri sa nuk sillet dëshmia e kundërt. Po ashtu edhe e kundërta, kur mendohet se diçka nuk ka ekzistuar më herët, por dyshohet se ekziston, kështu që vazhdohet të gjykohet se nuk ekziston derisa nuk dëshmohet e kundërta e saj.

Ky burim ndahet në tri lloje
  1. Rezonimi i cili dëshmon se norma e çdo gjëje në bazë është e lejuar për tu zbatuar përderisa nuk vjen ndonjë normë tjetër që e bën të ndaluar, dhe anasjelltas.
  2. Rezonimi i cili dëshmon për pafajësi juridike, p.sh. agjërimi i muajve të tjerë përveç muajit ramazan, personi nuk mund të agjëron dhe është i pafajshëm përderisa nuk dëshmohet ajo normë.
  3. Rezonimi për të cilin dëshmon logjika dhe e drejta e Sheriatit për vazhdueshmërinë dhe ekzistimin e asaj që ka qenë më herët, p.sh. një person ka marr abdest dhe pas pak dyshon në abdesin e tij, në këtë rast dëshmohet se ka abdest duke u bazuar në faktin se ka pasur abdes më herët.

Rezonimi Juridik i bazuar në Interes të përgjithshëm - Istislahi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky burim ka të bëjë me normat që janë në interes të përgjithshëm të njerëzve, të cilat u sjellin dobi atyre dhe i largojnë nga gjërat e dëmshme.

Rezonimi i interesit të përgjithshëm ndahet në gjashtë lloje:

  1. Interesat vitale për njeriun dhe jetën e tij, siç janë: ruajtja e nderit, pasurisë, shëndetit, etj.
  2. Interesat personale të një personi por në anën tjetër janë në dëm të shoqërisë, siç janë: kamata, droga, mos shkuarja në luftë kur shteti shpall luftë, ky është interes personal por është njëkohësisht është dëm i madh për shoqërinë dhe si të tillë e drejta e sheriatit e ndalon këtë interes personal,etj.
  3. Interesa të cilat sheriati nuk i ndalon por i ka lënë në heshtje, siç janë: caktimi i shumës së tatimit për mirëmbajtjen e buxhetit ushtarak, rregullat e trafikut, semaforët në rrugë, procedurat e ndryshme administrative etj, këto në një farë mënyre kanë të bëjnë me rregullat që i vendosin njerëzit në interes së shoqërisë, por me këto kushte:
    • Të jetë në pajtim me qëllimet e së drejtë së Sheriatit dhe kurrsesi të mos jetë në kundërshtim me të.
    • Të mos vendoset për ndonjë çështje e adhurimi në emër të këtij burimi, ngase siç kemi thënë edhe më herët, çdo tentativë në këtë drejtim është e papranuar, ngase kapitulli i adhurimeve ka përfunduar në kohën e Profetit.
    • Norma e vendosur në emër të interesit të përgjithshëm të jetë normë e argumentuar në mënyrë të qartë se nuk e kundërshton të drejtën e Sheriatit, e kurrsesi të mos vendoset sipas hamendjes.
    • Norma e vendosur të ketë dobinë më të madhe se sa dëmin, dhe kurrsesi nuk duhet të jetë dobia dhe dëmi i njëjtë, 50% me 50%.
    • Norma e vendosur të jetë në interes të shoqërisë e jo për qëllime dhe interes personal.
    • Norma të jetë e kategorisë e cila është në pajtim me logjikën e shëndoshë, në interes të shoqërisë myslimane dhe në pajtim me qëllimet e Sheriatit.

E drejta a zakonit-traditës - Urfi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juristët myslimanë të drejtën e traditës e marrin si burim për shkak se myslimanët jetojnë në vende të ndryshme dhe traditat dallojnë nga një vend në vendin tjetër.

E drejta e traditës ndahet në dy lloje
  1. Traditat që janë të mira të cilat nuk janë në kundërshtim me burimet e së drejtës së Sheriatit.
  2. Traditat që janë në kundërshtim me të drejtën e Sheriatit.

E drejta e traditës po ashtu për të qenë e ligjshme ndahet në katër grupe:

  1. Tradita e cila është e përhapur tek myslimanët dhe nuk e refuzon askush, p.sh. traditë është të shpenzohet në ditët e festave.
  2. Tradita e cila është e përhapur në ndonjë qytet apo në ndonjë fis, p.sh. traditat në mes qytetit të Gjilanit dhe Prishtinës me rastin e vdekjeve.
  3. Tradita që ka të bëjë me përdorimin e shprehjeve, siç ndodhë rasti në viset e Kosovës.
  4. Tradita e cila fillon të përhapet në një popull e që nuk ka ekzistuar më herët, por dalëngadalë bëhet e zakonshme.

Kushtet e traditës janë pesë:

  1. Tradita e cila është e njohur në një bashkësi ose vend, dhe të mos jetë në kundërshtim me ndonjë normë të Sheriatit.
  2. Tradita të jetë e njohur-pranuar nga e gjithë bashkësia ose vendi, dhe të gjithë të veprojnë sipas saj, ngase nëse nuk është e njohur si e tillë, në Sheriat nuk konsiderohet e ligjshme.
  3. Tradita të jetë e përdorur nga masa, sepse po qe se një traditë është përdorur më herët e tash jo, kjo traditë nuk konsiderohet e ligjshme.
  4. Tradita të mos kundërshtohet nga populli.
  5. Tradita të jetë e njohur nga komuniteti myslimanë dhe të pranohet nga konsensusi i komunitetit myslimanë.

Preventiva ndaj të ndaluarës - Seddu Edh Dherai

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Me preventivën në të drejtën e Sheriatit nënkuptohet, marrja e masave preventive për të ndaluar ndonjë gjë që të mos arrijë deri te ndalesa. Llojet e preventivës ndahen në 4 lloje:
  1. Preventiva e cila ndërhynë në atë gjë e cila shpie deri tek e keqja ose dëmi i sigurt, p.sh. hapja e puseve prapa derës gjatë natës, pa vendosur shenja.
  2. Preventiva e cila ndërhynë në atë vepër e cila rrallë sjell dëm, p.sh. hapja e pusit në një vend ku rrallë kush kalon aty, në këtë rast norma përcaktohet sipas interesit të përgjithshëm, e jo sipas rasteve të rralla.
  3. Preventiva e cila në shumicën e rasteve sjell dëm, e rrallë herë nuk sjell dëm, p.sh. shitja e rrushit atyre që prodhojnë alkool, shitja e armëve atyre që nuk janë në luftë, në shumicën e rasteve sjell dëm dhe rrallë herë ndodh që kjo (tregti) të mos sjell dëm.
  4. Preventiva e cila gjithmonë sjell dëm, p.sh. ndërtimi i xhamisë në mbi varreza, etj.
Kategoritë e dispozitave në të drejtën e Sheriatit janë
  1. Dispozitë e detyruar
  2. Dispozitë e ndaluar
  3. Dispozitë e lejuar
  4. Dispozitë e preferuar
  5. Dispozitë e irrituar (urryer)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]