[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Kanal10

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kanal 10)
Kanal10
LlojiTelevizion gjeneralist
ShtetiKosovë
Zona e transmetimitKosovë
Shqipëri
SelitëShkabaj, Prishtinë
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës16:9
Pronësia
PronariFidan Rama
PrindiJava Multimedia Production
Njerëzit kyçArben Ahmeti (drejtor i përgjithshëm)
Xhemajl Rexha (drejtor i programit)
Historia
Nisur10 gusht 2020
ZëvendësoiRrokum TV
Lidhjet
Faqja zyrtarehttps://gazeta10.com
Disponueshmëria
Media transmetuese
StreamingGjirafaVideo

Kanal10 është një kanal televiziv privat me seli në Prishtinë, Kosovë. Transmetuesi u themelua më 10 gusht 2020 nga Arben Ahmeti dhe Fidan Rama pas transferimit të pronësisë së televizionit Rrokum tre muaj përpara.[1] Ai është rezultat i përpjekjes së gazetarëve për të ndërtuar media alternative duke dhënë shembull unik në hapësirat ku jetojnë shqiptarë, me pronarët Arben Ahmeti dhe Fidan Rama.

Kompania prind është Java Multimedia Production, që zotëron poashtu Radio10, dhe webfaqen në internet Gazeta10.

Ideja pas themelimit ishte të krijohej një televizion enkas nga gazetarët. Mundësia e një televizioni u vendos përfundimisht dhe u diskutua në një bisedë mes dy kolegëve Arben Ahmetit dhe Fidan Ramës, që atëherë ishin duke punuar në Radio Televizionin Dukagjini. Në maj të vitit 2020, kaloi pronësia e asaj që mbeti nga Rrokum TV prej themeluesit Migjen Kelmendit tek Arben Ahmeti (të cilin Kelmendi e pati student).[1]

Emisioni i parë që u transmetua ishte Mëngjesi me Arbenin nga Arben Ahmeti.

Prodhimet vetanake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Politiko me Kushtrim Sadikun
  • Prime Time
  • Mëngjesi me Arbenin
  • Info 10
  • Pasdite me Lezet
  • 10Live
  • Lajmet (11:00, 15:00, 18:30)
  • Expose
  • Përtej tregimit

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Migjen Kelmendi njofton se gazetari Arben Ahmeti është pronar i ri i Televizionit Rrokum". FaktePlus. 31 maj 2020. Marrë më 28 dhjetor 2022.