[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Korça

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Korçë)
Korça
Stema zyrtare e Korça
Nofkat: 
Parisi i vogël
Qyteti i muzeve
Popullsia
 • Gjithsej86.176
Faqja zyrtarewww.bashkiakorce.gov.al

Korça është një qytet në Shqipërinë Jug-Lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.

Qyteti u themelua në shekullin 15 nga Iliaz bej Mirahori, sipas praktikës osmane në themelimin e qendrave urbane, veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë.[1]

Korçë

Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar këto V-VI shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire.

Zona e Korçës e ndodhur në truallin historik të Ilirëve dhe është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë Ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe Molose. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar një arkivol të shekullit II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër. Vlen të përmëndet Tuma e Kamenicës, fakt që tregon banimin e kësaj zone në epoken e bakrit. Rreth Korces ndodhen qendra shume te hershme si: Kamenica në komunën Mollaj të rrethit të Korçës, Podgoria, Maliqi dhe Devolli.

Krahima e Korçës ra nën sundimin e perandorit Bullgar Boris në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në Ahqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat Bullgare qëndruan deri në vitin 1018.

Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale Shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin, Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona e Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari.

Në vitin 1440 Osmanët pushtuan zonën e Korçës. Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz bej Mirahori e zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Ilazji i kishte shërbyer sulltanit në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit. Por Xhamia ishte ndërtimi I parë i Illjaz bej Mirahorit, sepse përreth lulëzoi Pazari i Vjetër e Korçës. Fillimisht dyqanet ishin të ndërtuar me dërrasa por pas tre drejeve, tregtarët filluan te përforconin ndërtesat. Në Pazar gjendeshin 16 hane, sot qendrojne ne kembe vetem 4 prej tyre. Ne pazar tregtoheshin mallrat nga Greqia, Turqia, Venediku, Trieste etj. Aty gjeje çdo gje, qe nga prodhimet blegtorale e deri te bizhute e shtrenjta. Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-Turke (1644-1669), ku tregtarët Elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturaile dhe blinin prodhime blektoriale.

Qyteti nisi të lulëzojë pas bastisjes së Voskopojës nga trupat e Ali pashë Tepelenës në vitin 1788. Ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje Voskopojare të cilat i dhanë qytetit pak nga lavdia e Voskopojës. Në vitin 1783 qyteti u bë pjesë e Pashallëkut të Ali pashë Tepelenës.

Gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XX Korça u bë qendër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Kështu në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhë shqipe nga Organizata Drita, ndërsa po në Korçë, në vitin 1891 u hap shkolla e parë për vajza nga familja Qirjazi. Në vitin 1968 ndërtesa u kthye në Muzeun e Arsimit.

Shkolla e parë shqipe

Sundimi osman mbi Korçën zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kalonte Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit i po të njëjtit vit ia rikthente Perandorisë Osmane. Në vitin 1910 Aleanca Ortodokse e Korçës e udhëhequr nga Mihal Grameno[2] shpalli themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, por autoritetet osmane refuzuan ta njohin. Afërsia gjeografike e Korçës me Greqinë dhe fakti që Greqia e quante popullsinë Ortodokse si "Greke" çoi në kontestime të ashpra gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Në vitin 1913 Greqia e pretendonte Korçën dhe zona të tjera të Shqipërisë si pjesë të të ashtuquajturit “Vorio Epir”[3].

Në tetor 1914 qyteti ra nën administrimin grek. Gjatë periudhës së Skizmës Kombëtare[4] (në Greqi, 1916) shpërtheu një revoltë lokale e cila u vu nën kontroll nga Elefteri Venizelo. Gjithsesi,gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e Maqedonisë bënë që qyteti shpejt të binte nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe katërmbëdhjetë përfaqësues të Korçës dhe Kolonel Deskoini nënshkruan protokollin që shpallte krijimin e Republikës Shqipëtare të Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze dhe me president Themistokli Gërmënjin. Valuta e përdorur qe Franga dhe Skënderi i Korçës. Përfundimisht, Korça u bë pjesë e Shqipërisë në 1921, kur Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve riafirmoi kufijtë e vitit 1913.

Vendi përjetoi një situatë të vështirë ekonomike gjatë mbretërimit të Zogut, dhe kjo detyroi popullsinë të bjerë për shkak të emigrimit nga 25,600 banorë në vitin 1923 në 21,220 banorë në vitin 1938. Me fillimin e Luftës së dytë Botërore në 1939, Italia pushtoi Korçën dhe gjithë pjesën tjetër të vendit. Me shpërthimin e Luftës Italo-Greke, Korça ra nën sovranitetin grek në nëntor 1940. Kjo zgjati deri në prill 1941, kohë kur trupat gjermane sulmojnë ushtrinë greke. Me tërheqjen e Italisë nga Lufta më 1943, Gjermanët e mbajtën qytetin të pushtuar deri më 24 tetor 1944. Korça u çlirua nga partizanët në shtator 1944.

Duke qëndruar nën pushtimin fashist e nazist, qyteti u bë një qendër e rëndësishme e rezistencës Komuniste. Themelimi i Partisë së Punës së Shqipërisë (Partia Komuniste) u shpall zyrtarisht në Korçë më 1941. Me vendosjen e sistemit Komunist pas çlirimit, u ndoq një politikë diskriminuese ndaj të pasurve dhe kundërshtarëve politikë. Kështu menjëherë pas Luftës një valë e re emigracioni u shpërngul për në komunitetin e Shqiptaro-Amerikanëve në Boston.

Në 1990 Partia Demokrate e Re fitoi zgjedhjet elektorale në Korçë. Revoltat popullore në shkurt 1991 përfunduan me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës.

Korça, pamje ajrore

Korça ka 51.152 banorë.(në bazë të rregjistrimit te popullsisë në vitin 2011)

Kryetar i Bashkisë së Korçës është Sotiraq Filo. Përpara tij kanë qënë Niko Peleshi(i cili prej 2013 është zv/kryeministër i Shqipërisë dhe me pas minister i buqesise shqiperi), Robert Damo, Gjergji Duro, Dhioni Kotmilo dhe Gjergji Gjinko. Këta janë kryebashkiakët e Korçës nga viti 1992 e në vazhdim.

Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së.

Katedralja ortodokse në qendër të qytetit

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Turizmi në këtë qytet ka dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistët, fshatrat Voskopojë e Dardha. Përveç klimës malore, me pyje të dendur me pisha e bredha, dhe prezencën e një peizazhi mbreslënës, turistët mund të gjejnë pjesë nga historia dhe trashëgimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Në Voskopojë gjenden një numër i konsiderueshëm kishash ortodokse dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe. Gjatë dimrit të dy këto fshatra turistikë ofrojnë pista skijimi për vizitorët e tyre.

Atraksion ofrojnë edhe fshatra të tjerë ku mund të përmendim Boboshticën. Fshati shquhet për natyrën e mrekullueshme, pemët shekullore të manave, tavernat e shumta që ofrojnë një kulinari tradicionale, Kishat Ortodokse etj.

Buzë Liqenit të Prespës shtrihet fshati Zaroshkë. Bukuritë natyrore, mikpritja si dhe gatimet tradicionale e bejnë edhe më të vecantë këtë zonë që po frekuentohet gjithmonë e më shume. [[File:Korça Mësonjtorja.jpg|thumb|Mësonjëtorja e parë në shqiperi

Korça ka klimë mesdhetare kalimtare (ose klimë mesdhetare kontinentale) me ndryshime të mëdha në temperaturë. Muaji më i nxehtë është gushti (25 °C) ndërsa muaji më i ftohtë është janari (2 °C). Mesatarisht gjatë vitit bien 710 mm reshje të cilat minimumin e arrijnë në verë ndërsa maksimumin në dimër, duke e bërë Korçën një qytet të thatë krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë së lagësht. Temperaturat në Korçë që përthith 2300 orë rrezatimin diellor, përgjithësisht mbeten më të ulta se pjesa tjeter e rajonit perëndimor i Shqipërisë perëndimore, por më të larta se pjesa veri-perëndimore për shkak të lartësisë mesatare në rrafshin e Korçës. Megjithatë janë regjistruar raste kur temperatura ka arritur deri në 40 °C ose më tepër. Korça ka dimër të ftohtë plot rreshje dhe verë mesatare rrallëherë me rreshje.


Korça - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 4 7 8 14 19 24 28 29 22 17 10 6 Ø 15,7
Temp. Mini. (°C) −3 −2 −1 4 9 12 14 15 11 7 3 −1 Ø 5,7
Reshje (mm) 58 89 51 53 99 25 18 10 51 81 132 53 Σ 720
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
4
−3
7
−2
8
−1
14
4
19
9
24
12
28
14
29
15
22
11
17
7
10
3
6
−1
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
58
89
51
53
99
25
18
10
51
81
132
53
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojnë standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30 min. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit.

Personalitete nga Korça

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në rend alfabetik sipas mbiemrit: {{div co

Institucionet në Korçë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Kiel 2012, p. 230.
  2. ^ Mihal Grameno (1871 - 5 shkurt 1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit.
  3. ^ Vorio Epiri (Βόρειος Ήπειρος) është një term që përdoret nga nacionalistët grekë për të përshkruar ato territore të Epirit historik që sot janë pjesë e shtetit Shqiptar. Grekët i pretendojnë këto territore si të tyret për shkak se i morën nën administrim, pa të drejtë gjatë Luftës së Parë Botërore.
  4. ^ Skizma Kombëtare (Εθνικός Διχασμός) mbledh me një emër një seri mosmarrëveshjesh mes Mbretit Kostandini I dhe Kryeministrit Elefteri Venizelo për arsyen se a duhej Greqia të hynte në Luftën e Parë Botërore apo jo. Ndasia mori karakter të gjerë dhe formën e luftës civile.
  5. ^ "Storia della Pallavolo Albanese([[Gjuha angleze|anglisht]]: History of the Albanian Volleyball[[Kategoria:Artikuj me tekst në gjuhë angleze]])". Albanianews. {{cite web}}: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Παραμένει ο Μέλκας. sport-fm.gr