Dakët
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dakët (Latinisht: Daci, Greqishte e lashtë: Δάκοι[1], Δάοι[1], Δάκαι[2]) ishin një popull indo-evropian, i afërt me thrakët. Dakët ishin banorët më të hershëm të Dacisë, e ndodhur në zonën rreth maleve Karpate dhe në perëndim të Detit të Zi. Kjo zonë përfshin shtetet moderne të Rumanisë, Moldavisë, si dhe pjesë të Ukrainës[3], Serbisë lindore, Bullgarisë veriore, Sllovakisë[4], Hungarisë dhe Polonisë[3] jugore.
Dakët flisnin gjuhën dake, e cila besohet se ka qenë shumë e afërt me gjuhën thrake, dhe ishte e influencuar nga skifët fqinjë dhe nga pushtuesit keltë në shekull e IV PK[5].
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dakët ishin të njohur si Geta (Getae) në shkrimet e Greqishtjes së vjetër, dhe si Dacus (Daci) në dokumentet romake[6], por edhe si Dagae dhe Gaetae siç tregohet në hartën romake Tabula Peutingeriana. Ishte Herodoti ai i cili e përdori emrin Gatae në historinë[7] e tij. Në greqisht dhe latinisht, në shkrimet e Jul Çezarit, Strabos dhe Plinit të vjetër, ky popull u njoh si "Dakët[8]". Getae dhe Dakët ishin të dy terma që përdoreshin me konfuzion nga grekët[9][10]. Poetët latinë shpesh përdornin emrin Getae[11]. Virgjili i quajti ata Getae katër herë dhe Daci vetëm një herë, Luciani i quajti ata Gatae tre herë dhe Daci dy herë, Horaci i quajti ata Gatea dy herë dhe Daci pesë herë, përderisa Juvenali një herë Getae dhe dy herë Daci[11][12][13]. Hadriani e përdorte termin poetik Getae për Dakët[14].
Historianët modernë preferojnë të përdorin termin Geto-Dakë[8]. Strabo i përshkruan Getae dhe Dakët si fise të ndryshme, por po ashtu pohon se ata flisnin të njejtën gjuhë[15]. Ky dallim i referohet regjioneve në të cilat ata jetonin. Strabo dhe Plini i Vjetër po ashtu pohojnë se Getae dhe Dakët flisnin të njejtën gjuhë.[16]
Emri Dakë është një term kolektiv[17]. Dio Kassi thotë se vetë dakët e përdornin këtë term, e po ashtu edhe romakët, përderisa grekët preferonin termin Getae[18][19][20]. Opinionet në origjinën e emrit Dakë janë të ndara. Disa shkollarë konsiderojnë fjalën indo-evropiane *dha-k-, me rrënjën *dhe- "të vendos", përderisa të tjerë besojnë se emri Dakë vjen nga *daca - thikë, kamë", ose një fjalë e ngjashme me daos, që do të thotë "ujk" në gjuhën e afërt frigje[21].
Një hipotezë thotë se emri Getae rrjedh nga fjala Indo-Evropiane *guet - "të shqiptohet, të flitet"[21][22]. Një hipotezë tjetër thotë se "Getae" dhe "Dakë" janë dy grupe skithiane iraniane të cilat u asimiluan nga popullsia më e madhe thrake, më vonë e quajtur edhe si Dakia[23][24].
Një lidhje ndërmjet rrënjëve të fjalëve të gjuhës Indo-Evropiane *dhe - "Të vendos" dhe dheua → dava ("vendbanim") dhe Dhe-k → Dakë mbështetet nga Russu (1967).
Një lidhje e mundshme me fjalën frigje daos (ujk) ishte sugjeruar nga Decevi[25] në 1957. Kjo teori mbështetet edhe nga shënimet e Hysenkiusit[26][27]. Kjo hipotezë ka pasur një shpërndarje të madhe falë historianit Mircea Eliade[25]. Linguisti gjerman Paul Kretschmer sqaron fjalën "daos" me rrënjën dhau - të shtyp, të mbledh, të shtrënoj (si ujqërit të cilët e vrasin prenë e tyre me një kafshim në qafë). Sipas arkeologut dhe historianit rumun Alexandru Vulpe, emri Dakë i sqaruar nga termi daos (ujk) ka pak besueshmëri, duke qenë se draco nuk ishte unik te dakët, dhe se tranformimi nga daos në dakos është fonetikisht i pamundur. Ai e konsideron këtë teori si një etimologji popullore.
Forma "Daus" ose "Davus" mund të krahasohet edhe me etonimet e persishtes së lashtë "Daos", dhe me një perëndi Frigje të quajtur "Daos".
Gjuha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dakët konsiderohet se ishin folës të thrakishtes. Historianët dhe linguistët e konsiderojnë gjuhën dake si një dialekt të gjuhës thrake. Të tjerë konsiderojnë se gjuha dake dhe ajo ilire formojnë dialekte regjionale të një gjuhe të njejtë. (Thrakët jetonin në atë që sot njihet si Bullgari jugore dhe në Greqinë veriore. Ilirët jetonin në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.)
Gjuha e lashtë e kësaj popullsie u zhduk, dhe influenca e tyre kulturore u shua pas pushtimeve të vazhdueshme nga Keltët, Hunët, Gotët dhe Sarmatët, të gjitha këto të shoqëruara edhe nga helenizimi dhe romanizimi i vazhdueshëm, dhe shumë më vonë edhe nga sllavizmi. Një numër i fjalëve Dake janë ruajtur nga burimet e lashta, rreth 1150 atroponime dhe 900 topinime, 42 emra të bimëve mjekësore.
Simbolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dakët dinin shkrimin. Kontaktet e përhershme me Grekët dhe Romakët sollën përdorimin e alfabetit grek, dhe më pas të atij Latin. Megjithatë, shkrimi me alfabetin Grek dhe atë Latin, si dhe njohja e këtyre gjuhëve nuk ishin të njohura në të gjithë Dakinë, por padyshim kjo dije ekzistonte në disa rrethe të shoqërisë Dake. Nga zbulimet më të reja rreth përdorimit të shkrimit nga dakët janë shkrimet, sipas të gjitha gjasave të emrave personal, në fortesat e maleve Sebes. Këto shkrime nuk mund të lexohen sepse muri është i shkatërruar, dhe sepse është i pamundur rindërtimi i murit duke vendosur blloqet në vendet e duhura.
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Feja dake konsiderohej nga burimet klasike si një burim kryesor i autoritetit, duke sugjeruar se një pjesë e Dakisë ishte në shtet teokratik i udhëhequr nga priftërinjtë-mbretër. Sidoqoftë, plani urbanistik i kryeqytetit dak Sarmizegethusa jep mundësinë e një udhëheqjeje të përbashkët, me një mbret të lartë dhe një prift të lartë. Burimet e lashta shkruan emrat e disa priftërinjëve të lartë dakë (Deceneus, Comosicus dhe Vezina) dhe urdhëra të ndryshëm të priftërinjëve "adhuruesit e zotit" "ecërit e tymit" dhe "themeluesit". Influencat helenistike dhe orientale janë të dallueshme, së bashku me motivet solare dhe ktonike.
Sipas Herodotit, Getae besonin në pavdekësinë e shpirtit, dhe e konsideronin vdekjen vetëm si një ndryshim të shtetit. Prifti i tyre i lartë mbante në pozicion të rëndësishëm si një përfaqësues i perëndisë supreme Zalmoksit, i cili quhej edhe Gebelezus nga disa. Strabo shkroi për një prift të lartë të mbretit Burebista, Deceneusin "një burrë i cili jo vetëm që brodhi nëpër Egjipt, por edhe që kishte mësuar parashikime të caktuara ndërmjet të cilave ai pretendonte se tregonte paracaktimin hyjnor; dhe në një kohë të shkurtër ai u pa si zot (siç thashë kur lidha historinë e Zalmoksit).
Goti Jordanes në Getica (origjina dhe veprat e gotëve), po ashtu shfaq Deceneusin si priftin më të lartë, dhe i konsideron dakët si një komb të lidhur me gotët. Përveç Zalmoksit, dakët besonin edhe në perëndi të tjera, siç ishin Gebeleiziu, perëndia i stuhisë dhe rrufesë, sipas gjasave i lidhur me perëndinë thrake Zibelthiurdos. Ai shfaqej si një burrë i pashëm, disa herë edhe me mjekër. Më vonë Gebeleiziu u barazua me Zalmoksin si perëndia i njejtë. Sipas Herodotit, Gebeleiziu (*Zebeleizis/Gebeleizis i cili përmendet vetëm nga Herodoti) është vetëm një emër tjerër i Zalmoksit.
Një perëndi tjetër me rëndësi ishte Bendisi, perëndesha e hënës dhe e gjuetisë. Nga një dekret i orakullit të Dodonës, që u kërkonte athinasve të siguronin tokë për një tempull ose vend të shenjtë, kulti i saj u paraqit në Atikë nga rezidentët Thrakë, dhe edhe pse procesionet ndërmjet thrakëve dhe athinasve mbetën të ndara, të dy, kulti dhe festivali u bënë aq të famshëm sa në kohën e Platonit (429-13 PK) festimet u natyralizuan si një ceremoni zyrtare e qytetit-shtet athinas, të quajtur Bendideia.
Teonimet e njohura dake përfshijnë Zalmoksis, Gebeleïzis dhe Darzalas. Gebeleizis sipas gjasave është i lidhur me perëndinë thrake Zibelthiurdos, zotërues i rrufesë dhe vetëtimës. Derelasi ishte një perëndi ktonik i shëndetit dhe vitalitetit njerëzor. Feja pagane mbijetoi në Daki më gjatë se një pjesët tjera të Perandorisë; Krishtërimi pati pak përparim deri në shekullin e pestë.
Fiset
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thrake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shiko: Fiset Thrake
Geto-dake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aedi - (greqisht: Αἶδοι) ishte një fis i getëve.
Albokensët (Albocensii) - ishte një fis dak i vendosur në zonën e Banatit, në qytetet e Kovinit (Contra Margum), Trans Tierna, Ad Medias II, Kladovo (Ad Pontes), Apu, Arcidava, Centum Putea, Ram (Lederata) dhe Praetorium I. Ata jetonin ndërmjet lumit Timiş (Tibiscius) dhe në veri të Saldenses, në jug të Biephi. Besohet se ky fis migroi në Spanjë në periudhën romake.
Maksimusi i Moesisë, guvernatori i Moesisë nën Perandorin Velens, iu afrua tokave të Albokensëve para luftërave Gotike.
Anartët (Anarti, Anartii or Anartoi) - ishin fise kelte, ose, në rast të nëngrupeve të Anartëve të cilët depërtuan në regjionin antik të Dakisë (afërsisht Rumanisë moderne, keltë të asimiluar nga dakët.
Gjeografia e Ptolemeut i vendos ata në Daki. Disa grupe të Anartëve zinin pjesë të Sllovakisë moderne dhe Polonisë juglindore.
Qyteti dak i Dokidavës ndodhej në territorin e Anartëve, sipas Pârvanit.
Apulët (Appuli) ose Biefi ishin një fis thrak i përqendruar në qytetin dak të Apulonit (Latin Apulum), afër asaj që tani njihet si Alba Iulia në Transilvani, Rumani. Apuli ka ngjashmëri të qartë me Apulinë, një regjion antik i Italisë juglindore, në të cilin besohej se ishin vendosur fiset ilire (të quajtur po ashtu Apulë ose Japigë). Gjuhëtarët e përdorin këtë si shembull për ngjashmëritë midis gjuhëve ilire dhe atyre Dako-Thrake.
Biefët - ishin një fis dak.
Besët - (/ˈbɛsaɪ/; Greqishte e lashtë: Βῆσσοι or Βέσσοι) ishin një fis thrak i pavarur, i cili jetonte në territorin që shkonte nga Moesia te Malet Rodope në Thrakinë jugore. Shpesh përmenden edhe si banorë të Haemusit, vargut malor që ndan Moesinë nga Thrakia dhe nga Mali i Rodopit te pjesa veriore e Hebrusit. Herodoti i përshkruan ata si një lloj të kastës së priftërinjëve në mes të Satrëve, Besët duke qenë kështu interpretuesit e shenjave profetike të dhëna nga priftërinjtë në një vend të shenjtë të Dionisit, të vendosur në majën e një mali.
Burrët (Latinisht: Buri, Buredeense and Buridavenses; Greqisht: Βοῦροι) ishin një fis dak që jetonte në Daki në vitet 1 dhe 2 të erës sonë, me kryeqytet Buridavën.
Dakët
Getët (greqisht: Γέται) - ishin disa fise thrake të cilat dikur banonin në të dyja anët e Danubit të Poshtëm, në atë çfarë sot është Bullgaria veriore dhe Rumania jugore.
Karpët ishin një popull antik që jetonte në pjesët lindore të Rumanisë moderne dhe në regjionin historik të Moldavisë jo më vonë se vitet 140-318 pas Krishtit.
Kiaginsët - ishin një fis dak.
Klariaët - ishin një fis i getëve.
Kostëbokët - (Latinisht: Costoboci, Costobocae, Castabocae, Coisstoboci, Greqisht: Κοστωβῶκοι, Κοστουβῶκοι or Κοιστοβῶκοι) ishin një popull i lashtë i vendosur, gjatë periudhës perandorake romake, ndërmjet maleve Karpate dhe lumit Dniester.
Krobizotët - (Greqisht: Κρόβυζοι) ishte një fis thrak, dak ose get.
Osët - ishin një fis dak, por që argumentohet mundësia se ky fis mund të jetë gjermanik ose kelt.
Piefigët - ishin një fis dak.
Potulatensët - ishin një fis dak.
Predasensët - ishin një fis dak.
Radakensët - ishin një fis dak.
Sabakojët - ishin një fis thrak, armiq të romakëve sipas Julius Capitolinusit.
Saldensët - ishin jë fis dak.
Skaugdët - ishin një fis i Getëve.
Sukët - (Greqisht: Σοῦκοι ose Σύκοι S(o)ukoi) ishin një fis dak i vendosur në atë që sot njihet si Oltenia. Fortesa e tyre kryesore ishte Sukidava, në atë që sot është Korabia, në bregun verior të Danubit.
Terikët - ishin një fis thrak, nëngrup i getëve.
Teuriskët - ishin një fis dak gjatë periudhës së Ptolemeut (140 pas Krishtit). Ata konsiderohen si keltë, të cilët u vendosën në Tisën e epërme. Megjithatë arkeologjia tregon se keltët ishin absorbuar nga dakët, duke krijuar kështu në një farë mase horizontin kulturor Dako-kelt në Tisën e epërme.
Triksët - ishin një fis dak.
Tyragetët - ishin një nëngrup i geto-thrakëve, të vendosur në lumit Tyras (lumi Dniester në Moldavi dhe Ukrainë).
Troglodytët - (greqisht: Τρωγλοδύται) ishin një popull i përmendur në disa vende të ndryshme, nga shumë gjeografë dhe historianë romakë dhe grek, duke përfshirë Herodotin (5 PK), Agatharkidi (2 PK), Diodorus Siculus (1 PK), Straboni (64/63 PK) Plini (shekulli 1 i erës sonë), Josefi (37-100), Takiti (54-117).
Dako-Thrakë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ilire
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Baridustët - ishin një fis dalmat të cilët u vendosën në Daki, së bashku me Pirustët dhe Sardeatët.
Breukët - një pjesë e këtij fisi ishte vendosur në Daki.
Pirustët - një pjesë e këtij fisi u vendos në Daki.
Sardeatët - ishin një fis ilir i vendosur në Daki.
Frigje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Keltike dhe Gjermanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anartët - keltë të asimiluar nga dakët.
Bastarnaët - keltë ose gjermanikë. Të konsideruar nga Livi si "populli më guximtar në Tokë".
Teuriskët - keltë të asimiluar nga Dakët.
Kotensët - fis kelt.
Thrako-Skithe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mungesë të shkrimeve historike të shkruara nga vetë Dakët (dhe Thrakët), analizat e origjinës së tyre varen nga mbetjet e kulturës së tyre materiale. Epoka e Bronzit ishte dëshmitare e evolucionit të grupeve etnike të cilat u shfaqën gjatë periudhës së Neolitit, dhe eventualisht sinkretizimit të elementeve autoktone dhe atyre Indo-Evropiane nga stepat dhe regjionet pontike. Grupe të ndryshmem të thrakëve nuk ishin ndarë deri në vitin 1200 PK. Ka ngjashmëri të mëdha ndërmjet llojeve të qeramikave të gjetur në Trojë dhe atyre të gjetura në rajonin e Karpateve. Rreth vitit 1000 PK shtetet Karpato-Danubiane ishin të banuara nga një degë veriore e thrakëve. Gjatë kohës së mbërritjes së skithëve (700 PK), thrakët karpato-danubianë ishin duke përparuar me shpejtësi drejtë epokës së hekurit të Perëndimit. Periudha e katërt e epokës së bronzit të Karpateve tashmë ishte thellësisht e influencuar nga Italia dhe tokat Alpine. Skithët, me arritjen e tyre sollën edhe llojin e tyre të civilizimit të epokës së Hekurit, dhe i dha fund lidhjeve me Perëndimin. Që nga viti 500 PK, dakët zhvilluan një civilizim të veçantë, civilizim që ishte i aftë për të mbështetur mbretëritë e mëdha e të centralizuara nga viti 1 PK dhe 1 Pas Krishtit.
Që nga shpjegimet e para të detajuara nga Herodoti, Getae njihen si thrakë. Megjithatë, ata dallojnë nga thrakët e tjerë për nga veçoritë e fesë dhe zakoneve. Përmendja e parë e emrit "Dakë" ishte në burimet romake, por autorët klasikë janë të një mendje për t'i konsideruar ata si një degë të Getae, një popull thrak i njohur nga shkrimet greke. Strabo sqaron se Dakët janë Getae të cilët jetonin në zonën drejtë rrafshit të Panonisë (Transilvania), përderisa Getae jetonin rreth brigjeve të Detit të Zi (Skithia e Vogël).
Marrëdhëniet me thrakët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga shkrimet e Herodotit në shekullin e 5 PK, Getae/Dakët dihet se i përkasin sferës së influencës thrake. Megjithatë, ata dallojnë nga thrakët e tjerë për nga veçoritë e fesë dhe zakoneve. Dakët dhe Thrakët ishin fis, por nuk ishin të njejtë. Ndryshimet nga thrakët jugorë ose nga skithët fqinjë ishin pak të dukshme, duke shkaktuar kështu konfuzion te autorët e lashtë rreth identifikimit të tyre.
Në shekullin e 19të, Tomaschek konsideroi një lidhje të afërt ndërmjet Besso-thrakëve dhe Getae-Dakëve, një lidhje e dy popujve me popujt iranianë. ata janë fise ariane, disa shekuj para se Skolotët e Pontit dhe Sauromatët u larguan nga atdheu i arianëve dhe u vendosën në Karpate, në Haemus (Ballkan) dhe në malet Rodope. Besso-thrakët dhe Getae-Dakët u ndanë shumë herët nga arianët, meqë gjuha e tyre akoma ka rrënjë që mungojnë nga gjuha iraniane, dhe tregojnë karakteristika fonetike jo-iranike (zëvëndësojnë "l" iranike me "r"). Ai konsideronte se Geto-Dakët dhe Besso-Thrakët përfaqësonin një shtresë të re të popujve të cilët shtriheshin në këto vende autoktone, me shumë gjasë Ilire ose Armeno-Frigje.
Marrëdhëniet me grekët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kronikat greke dhe romake shënuan mposhtjen dhe kapjen e gjeneralit maqedon Lysimachus në shekullin e tretë PK, nga Getët (Dakët) të udhëhequr nga Dromiheti. Këto shënime diskutonin strategjinë e tyre ushtarake dhe lirimin e Lysimachusit pas një debati në kuvendin e Getëve.
Marrëdhëniet me persët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Herodoti thotë: " Para se Dariusi të arrinte Danubin, populli i parë të cilin ai e mposhti ishin Getët, të cilët besonin se ata kurrë nuk vdesin". Është e mundur që ekspedita perse dhe pushtimi i mëvonshëm mund të ketë ndryshuar mënyrën në të cilën Getët e shfaqnin besimin e tyre mbi pavdekësinë. Influenca tridhjetë vjeçare e prezencës së Perandorisë së Achaemenidit mund të shihet në ikonografinë e "Gjahut mbretëror" që influencoi përpunuesit dakë e thrakë të metaleve.
Marrëdhëniet me keltët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marrëdhëniet me fiset gjermanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gotët, një konfederatë e popujve gjermano-lindorë, mbërritën në Ukrainën jugore jo më vonë se në vitin 230. Gjatë dekadës së ardhshme, një pjesë e madhe e tyre u zhvendosën poshtë, në Detin e Zi dhe zunë pjesën më të madhe të territorit në veri të Danubit të poshtëm. Avancimi i gotëve drejt zonës veriore të Detit të Zi përfshiu konkurrencën me popullin autokton dakisht folës të Karpëve, si dhe me Sarmatët iranisht folës e po ashtu edhe me forcat romake të vendosura aty.
Karpët, shpesh të quajtur edhe si "Dakët e Lirë", vazhduan të dominojnë koalicionin anti-romak, të përbërë nga vetë ata, Taifalët, Astringët, Vandalët, Peukinët dhe Gotët deri në vitin 248, kur Gotët morën hegjemoninë e këtij koalicioni të lirë. Tokat e para të marra nga Gotët Tervigë ishin në Moldavi, dhe vetëm gjatë shekullit të katërt ata lëvizën me forcë poshtë në fushat danubiane. Karpët e gjetën veten ndërmjet Gotëve dhe avancimeve të tyre dhe provincës romake të Dakisë. Në vitin 275 pas Krishtit, Aureliani dorëzoi territorin e Dakisë tek Karpët dhe Gotët. Me kalimin e kohës, fuqia e Gotëve në regjion u rrit. Gotët zëvëndësuan folësit e dakishtes si forca dominuese rreth maleve Karpate. Një numër i madh i Karpëve, por jo të gjithë, u pranuan në perandorinë Romake në njëzet e pesë vite, pas vitin 290 pas Krishtit. Pavarësisht këtij evakuimi të Karpëve, grupe të konsiderueshme të popullsive autoktone (dakëve, sarmatëve) mbetën në vend, nën dominimin gotik.
Në vitin 330, Gotët tervigë menduan lëvizjen në regjionin e Danubit të Mesëm, dhe 370 të zhvendosurit, së bashku me Gotët Greutungë, u vendosën në shtëpitë e tyre të reja në Perandorinë Romake. Ostrogotët ishin akoma më të izoluar, por edhe Visigotët preferonin të jetonin me llojin e tyre. Përfundimisht, edhe pse qytetet romake vazhduan në një nivel të reduktuar, nuk ka dyshim për mbijetesën e tyre.
Në vitin 336 pas Krishtit, Konstandini e mori titullin Dacicus Maximus ("Fitorja e madhe mbi Dakët"), duke nënkuptuar të paktën një pjesë të Dakisë Trajane. Në një mbishkrim të vitit 337, Konstandini përkujtohej zyrtarisht si Germanicus Maximus, Sarmaticus, Gothicus Maximus, dhe Dacicus Maximus, duke nënkuptuar kështu se ai kishte mposhtur Gjermanët, Sarmatët, Gotët dhe Dakët.
Mbretëritë dake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtetet dake u ngritën si një konfederatë fisnore e cila përfshinte Getët, Dakët, Burët dhe Karpët (cf. Bichir 1976, Shchukin 1989), të bashkuar periodikisht nga udhëheqja e mbretërve dakë si Burebista dhe Decebali. Ky bashkim ishte politik-ushtarak dhe ideologjik-fetar.
Mbretëria e Kothelasit shtrihej në një zonë afër Detit të Zi, ndërmjet Thrakisë veriore dhe Danubit, sot Bullgaria, në shekullin e 4 PK. Mbretëria e Rubobostës kontrollonte një regjion në Transilvani në shekullin e dytë PK. Gaius Scribonius Curio zhvilloi një fushatë të sukseshme ushtarake kundër dardanëve dhe moesianëve, duke u bërë kështu gjenerali i parë romak që arriti brigjet e Danubit me ushtrinë e tij. pasuesi i tij, Marcus Licinius Lucullus, vëlla i të famshmit Lucius Lucullus zhvilloi një fushatë kundër fisit thrak të Besëve dhe Moesëve, duke shkatërruar tërë Moesinë, regjionin ndërmjet malit Haemus (Ballkan) dhe Danubit. Në vitin 72 PK, trupat e tij pushtuan qytetet bregdetare greke të Skithisë së Vogël (regjioni modern i Dobrujës në Rumani dhe Bullgari), të cilat kishin mbështetur armikun e përbetuar të Romës, mbretin Mithridiat VI i Pontusit, në Luftën e Tretë Mithridiatike. Gjeografi grek Strabo pretendon se Dakët dhe Getët ishin të aftë të grumbullonin në ushtri prej 200.000 burrash, gjatë periudhës së perandorit August.
Mbretëria e Burebistës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbretëria dake arriti shtrirjen më të madhe gjatë sundimit të mbretit Burebista (82-44 PK). Kryeqyteti i mbretërisë sipas të gjitha gjasave ishte një qytet i quajtur Argedava, i quajtur edhe si Sargedava në disa shkrime historike, i ndodhur afër lumit Danub. Mbretëria e Burebistës u zgjerua në jug të Danubit, në atë që sot njihet si Bullgari, dhe grekët besonin se ky mbret ishte më i madhi i thrakëve. Gjatë regjimit të tij, Burebista transferoi kryeqytetin nga Argedava në Sarmizegetusa. Për të paktën një shekull e gjysmë, Sarmigethusa ishte kryeqyteti dak, duke arritur kulmin gjatë sundimit të mbretit Decebal. Burebista aneksoi qytetet greke (55-48 PK). Augusti dëshironte të hakmerrej për mposhtjen e Gaius Antonius Hybrida në Histri (Sinoe) para 32 viteve, dhe të rikthejë standardet e humbura. Burri i zgjedhur për këtë detyrë ishte Marcus Licinius Crassus, një gjeneral me eksperiencë 33 vjeçare, që ishte zgjedhur guvernator i Maqedonisë në 29 PK.
Mbretëria e Decebalit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vitin 100 pas Krishtit, më shumë se 400,000 kilometra katrorë dominoheshin nga dakët, të cilët ishin dy milionë. Decebali ishte mbreti i fundit i Dakëve, dhe pavarësisht rezistencës së tij të fortë kundër romakëve, ai u mposht. Ai vrau veten në mënyrë që romakët mos t'a detyronin atë të marshonte në Romë si një udhëheqës armik i mposhtur.
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Peter Wilcox, Gerry Embleton: Rome’s Enemies 1. Germanics and Dacians. Osprey, London 1982, ISBN 0-85045-473-5
- Maria Munteanu-Barbulescu (Bearb.): Die Daker. Archäologie in Rumänien, Katalog zur Ausstellung im Römisch-Germanischen Museum vom 8. Juli bis 15. Sept. 1980. Philipp von Zabern, Mainz 1980, ISBN 3-8053-0457-9
- ^ a b Strabo 20 AD, VII 3,12.
- ^ Doionysius Periegetes, Graece et Latine, Volume 1, Libraria Weidannia, 1828, p. 145.
- ^ a b Nandris 1976, p. 731.
- ^ Husovská 1998, p. 187.
- ^ Encyclopædia Britannica – Dacia.
- ^ Appian 165 AD, Praef. 4/14-15, quoted in Millar 2004, p. 189: "the Getae over the Danube, whom they call Dacians"
- ^ Herodotus 440 BC, 4.93–4.97.
- ^ a b Fol 1996, p. 223.
- ^ Crossland & Boardman 1982, p. 837.
- ^ Nandris 1976, p. 730: Strabo and Trogus Pompeius "Daci quoque suboles Getarum sunt"
- ^ a b Roesler 1864, p. 89.
- ^ Van Den Gheyn 1886, p. 170.
- ^ Zumpt & Zumpt 1852, pp. 140 & 175.
- ^ Everitt 2010, p. 151.
- ^ Bunbury 1979, p. 150.
- ^ Oltean 2007, p. 44.
- ^ Grumeza 2009.
- ^ Papazoglu 1978, p. 434.
- ^ Florov 2001, p. 66
- ^ Sidebottom 2007, p. 6.
- ^ a b Barbulescu & Nagler 2005, p. 68.
- ^ Vraciu 1980, p. 45.
- ^ Lemny & Iorga 1984, p. 210.
- ^ Toynbee 1961, p. 435.
- ^ a b Paliga 1999, p. 77.
- ^ Parvan, Vulpe & Vulpe 2002, p. 149.
- ^ Eisler 1951, p. 136.