[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

vrapoj

Nga Wiktionary

VRAPOJ jokal.

  • 1. Eci me hapa shumë të shpejtë dhe duke kërcyer, shkoj diku me vrap, përshkoj një vend me vrap; rend. Vrapoi shkallëve. Vrapoi drejt meje. Vrapoi me të katra. Erdhi duke vrapuar.
  • 2. fig. Nxitoj, shpejtoj shumë për të bërë diçka; e bëj shpejt një punë; rend. Vrapoi t'i vinte në ndihmë. Kush vrapoi, bloi. fj.u.
  • 3. sport. Marr pjesë në garën e vrapimit, merrem me vrapim. Do të vrapojë për njëqindmetërshin.
  • 4. Lëviz a ecën shpejt diçka (për një automjet, për retë etj.). Vraponte vetura. Vraponin retë. Vrapojnë valët.
  • 5. fig. Kalon, ikën, rrjedh shpejt, nxiton e s'ndalet (për kohën). Vrapon koha. Vrapon ora. Vrapojnë ditët (vitet).