[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

tryezë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

tryezë f.

  1. Orendi prej druri, prej metali etj. zakonisht me këmbë, me syprinë të rrafshët katërkëndëshe a të rrumbullakët, mbi të cilën mbajmë diçka, vendosim gjërat e nevojshme kur punojmë, kur hamë etj. Tryezë e gjatë (e rrumbullakët, katrore, e madhe, e vogël). Tryezë e lëvizshme. Tryezë arre (mermeri). Tryezë buke. Tryezë pune (shkrimi). Tryezë operacioni. Tryezë vizatimi. Tryezë pingpongu. Tryezë me rrota. Mbulesa e tryezës. Sirtari i tryezës. Shkruan (punon) në tryezë. I vuri (i shtroi) në tryezë. E hoqi nga tryeza. Rrimë rreth tryezës.
  2. Ushqimet e sendet e tjera që vëmë në këtë orendi; njerëzit që rrinë rreth saj. Tryezë e pasur. Shtroi tryezën vuri në tryezë çdo gjë që duhet për të ngrënë. U ulën në tryezë u ulën për të ngrënë. U ngritën nga tryeza mbaruan së ngrëni. E ftoi në tryezë dikë e ftoi për të ngrënë. Ngriti tryezën pastroi tryezën pas të ngrënit. Tryeza e parë ia nisi këngës.
  3. bised. Gosti që shtrohet për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar. Shtroi një tryezë. Kishte një tryezë për fejesë.
  4. fig. Mjedis i kufizuar ku zhvillohet një bisedë, ku kryhet një punë a veprimtari etj. Tryeza e bisedimeve. Tryeza e redaksisë. Tryeza e pazarllëqeve.
  5. përd. mb. Që është i përshtatshëm për t'u ngrënë ose për t'u pirë gjatë drekës, darkës etj. Rrush tryeze.
  • Tryeza (coha) e gjelbër vjet. shih te GJELBËR (i,e). Tryeza e rrumbullakët
  • a) mbledhje ku marrin pjesë përfaqësues të palëve të ndryshme për të rrahur një çështje nga pozita të barabarta;
  • b) diskutim që organizohet zakonisht në redaksinë e një gazete a reviste për të rrahur një çështje me një grup njerëzish. Shtrohem (ulem) në një tryezë me dikë pranoj të ulem e të bisedoj shtruar me dikë për një çështje të rëndësishme.