[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

shqip

Nga Wiktionary


Ndajfolja

[redaktoni]

shqip ndajf. -

  1. Në gjuhën shqipe. Flasim (merremi vesh) shqip. Kështu i thonë shqip. Janë përkthyer shqip.
  2. Qartë, kuptueshëm; copë, troç; haptas. Ia tha shqip. Shqip po të flas!
    Nuk ha shqip nuk merr vesh, nuk gjykon në mënyrë të shëndoshë e nuk bindet, s'ha kuvend.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqipja do të shkojë aty ku e ka vendin. Neve na del detyrë ta lartngrejmë atë, që nesër të na lartngrejë ajo.Duke qenë se gjuha është treguesi i vërtetë i ecurisë së një kombi, çdo shqiptari të ndershëm i del si detyrë themelore mirëmbajtja e gjuhës sonë të lashtë. Është koha e duhur që të krenohemi me gjuhën tonë, duke luftuar për t?i dhënë asaj vendin që meriton. Përmasat e saj të vërteta janë pluhurosur sot nga gremisjet e kohëve dhe gjenden mjerisht nën këmbët e ecurisë së disa kombeve evropiane dhe gjuhëve të tyre, ku këto të fundit mbahen për gjuhë të fisme. Por shumë shpejt historia e gjuhësisë do ta shohë të vërtetën në sy e ajo e ka emrin GJUHA SHQIPE.Dega e gjuhësisë që studion prejardhjen e një fjale, ETIMOLOGJIA, nuk mund të bëjë dot pa Shqipen. Mjaft gjuhëtarë evropianë i kanë bishtnuar këtij fakti dhe sot nevojitet të bërit një ndryshim i madh në etimologji, për hir të së vërtetës. Gjithsesi, nuk kanë munguar gjuhëtarët që e kanë trajtuar rolin e shqipes në fjalëformime. Albanologë si Hahn, Vajgand, Majer, D?Anzheli, Myler, Zhak, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Çabej apo Demiraj kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, në vazhdën e rilindasve shqiptarë, për të ngritur shqipen nga rrënojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon të ketë dhe në të ardhmen debati do të bëhet betejë. Përfundimet janë të paparashikueshme, por një gjë dihet mirë: SHQIPJA DO TË FLITET PËRJETËSISHT !Qëllimi parësor i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit ndër shqiptarë për gjuhën e madhe që kemi folur e flasim. Si objekt, do të shohim disa rrënjë Shqipe në fjalë të huaja. Nuk do të përmendim këtu zëshmimin, rotacizmin a përngjashmimin për të lehtësuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshmojmë pjesërisht se gjejmë gjurmë të shqipes në disa gjuhë të huaja. Sado i gjejmë sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin një shqipe të heshtur. Historia tregon se fise ilire apo pellazge jetonin edhe në Italinë e sotme, veç Ballkanit, përshembull mesapët e japygët, ndërsa Herodoti përmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vërtet, venetët, paraardhësit e venedikasve mbajnë në emrin e tyre të lashtë fjalën e lashtë shqipe VEND, në dialekt VEN. Të jetë një rastësi? Ka shumë mundësi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se ??shumë emra italianë sot tregojnë prejardhjen e tyre nga shqiptarët dhe? ilirët e lashtë përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve.(?Arvanitasit?, A. Kola, fq. 231)?.Në fakt, po të vëmë re fjalën italiane (dikur latine) GAMBA, do të shohim se ngjason disi me fjalën tonë KËMBË, në dialekt KAMBA. Gjithashtu, italianët i thonë GOLA fytit, ndërsa në Shqipe kemi fjalën GOJA, e cila duket më qartë në foljen INGOIARE të italishtes, që do të thotë GËLLTIS, FUS NË GOJË. Fjala MENTE e italishtes ngjason me fjalën MEND/MENDJE të Shqipes. Të jetë edhe kjo një rastësi? Por rastësi të tjera gjejmë edhe në shumë folje të italishtes, dikur të latinishtes. Kështu CREARE është e njëjta me foljen tonë KRIJOJ. Por ndërkohë që italianët kanë fjalën TESTA për kokën, sikurse latinët kanë CAPUT, shqipja ka fjalën KRYE, në dialekt KRE, që duket të jetë rrënja e vërtetë e fjalës së huaj CREARE. Njësoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane LAVARE, që në shqip përputhet me foljen tonë të lashtë LAJ, me rrënjë LA-. Kujt t?ia ketë marrë kujt? Nuk e dimë, por shohim njëherë edhe foljen italiane DARE, që është JAP e Shqipes. Në kohën e kryer të thjeshtë folja jonë bën DHA, që është e njëjta rrënjë me italianen DA(-RE). Edhe folja APRIRE e italishtes bën HAP, në dialekt AP.Pyesni veten, a ka mundësi që folja tjetër e italishtes LASCIARE [lexo: LASHARE] t?i jetë dhënë shqipes LËSHOJ? Duhet dyshuar se LËSHOJ e shqipes ka për rrënjë foljen LË. Po sikur të jetë e anasjellta? Edhe folja VESTIRE që i përgjigjet shqipes VESH, MBATH duket të ketë për rrënjë foljen tjetër të shqipes VË, në dialekt VE. Po kështu, një tjetër folje e italishtes, SMARRIRE (HUMBET, VYSHKET në shqip) duket të ketë foljen tone MARR (PRENDERE në italisht) në trup të saj, që i jep kuptimin HUMB DIÇKA, MARR NGA GJENDJA FILLESTARE. Këtu rastësitë rriten. Por sa rastësi gjejmë në fjalën latine VETERANUS që e paska prejardhjen nga VETER- dhe VETUS po të latinishtes, sipas fjalorit të njohur origjinë-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994). Edhe në shqip është fjala I VJETËR, porsi latinishtja VETER, por vitit në Shqip i thuhet VIT ose VJET, ç?ka formon edhe mbiemrin I VJETËR, kurse latinët e neolatinët kanë ANNUS për fjalën tonë VIT. Të tjera ?rastësi? gjejmë edhe në fjalët latine ANGUSTUS (- I NGUSHTË), ECCE (- QE, JA) e plot të tjera që nuk po i sjellim këtu.Gjurmë të Shqipes gjenden edhe në mjaft emra krahinash apo vendesh në Italinë e sotme (se mos vetëm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit në Itali, vendbanimi i japygëve dikur, është një fushë e tërë, dikur vetëm me? BAR. Aty nuk ka asnjë pllajë. Qyteti i Brindizit ndodhet sërish në bregdetin Adriatik. BRINDISI në italisht do të thotë DOLLI, por kemi përshtypjen që dollitë e kohëve të hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me BRI, ç?ka duket të jetë edhe rrënja e fjalës italiane për dollinë, BRINDISI. Si të shpjegohet fakti që në Itali gjendet një qytezë me emrin PULA (në Sardenjë) dhe por krejt njësoj gjendet edhe në bregdetin e Kroacisë, dikur dalmato-liburn (ilir). Për etimologjinë e qytetit të vjetër Trieste, Prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor TREG-ËSHTË, dikur TRIEG-ESTE. Theksojmë këtu rolin tregtar që ka patur e ka ky qytet si pikë kyçe në Adriatik. Emërtimi TOSKANË që gjendet në Itali ngjason me atë TOSKËRI të Shqipes, ndërsa arsyetimin historik të kësaj pse-je e plotëson Prof. D?Anzheli.Vullkani Etna në Siçili duket të ketë një emër të lashtë. Ky është një nga më vepruesit dhe nuk pushon edhe sot së shpërthyeri. Kur një trup është shumë i nxehtë, për të thuhet se KA ETJE, ËSHTË MJAFT I ETUR (që këtej dallohet dialekti E ETUNA, E ETNA). Rrënja ET e Shqipes formon edhe fjalë të tjera. Moria e fjalëve dyshkronjëshe e dytingujshe të Shqipes (si ERR, DHE, KA, PA, LË, VË, IK, etj.) sjellin zbulime aspak paqësore për gjuhët e sotme evropiane. Edhe fjala TERRORIST, aq e lakuar dhe ?e dashur? për veshët e sotëm botërorë, flet shqip! TERRORIST vjen nga latinishtja TERROR dhe TERR që do të thotë FRIKËSOJ. Por në Shqip është fjala TERR ose ERRËSIRË, që kanë rrënjë të përbashkët ERR. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin MBYLL, PRISH, DËMTOJ, NXIJ e gjëra frikësuese si këto, pikërisht dalluese për një? terrorist. Ndalemi këtu me italishten për shkak nxënësie, por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në emra kafshësh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor.Latinishtja, gjithsesi ruhet ende më mirë në gjuhën spanjolle. Fjala spanjolle TREQUE [lexo TREKE] përkthehet TREG, SHKËMBIM, ndërkohë që fjala e zakonshme spanjolle për tregun është MERCADO. Spanjollët u thonë buzëve BOZO, ndërsa vajzës CHICA [ lexo ÇIKA], ashtu si një dialekt i yni që i thotë vajzës ÇIKË/-A?. Ndërkohë që në spanjisht ngjyrës së bardhë i thonë BLANCO, pulëbardhës i thonë PARDELA. Nga gjuhësia shohim se bashkëtingëllorja buzore P është e njëjtë me atë B, me përjashtim të zërit. Njësoj ndodh edhe me ato dhëmbore D e DH, nga ku rrjedh se PARDELA (në shqip PULËBARDHË) është e njëjta gjë me BARDHELA. Në spanjisht gjendet fjala MAS, që i përgjigjet shqipes MË, në dialekt MA. Kjo ?rastësi? spanjolle ka të njëjtat kuptime që ka edhe fjala shqipe. Ajo përdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesëz formuese e shkallëve të mbiemrit, njësoj si në Shqip. Sasia e fjalëve të spanjishtes që kanë lidhje me shqipen është krejtësisht e shpjegueshme sikur gjuhëtarët e historianët të marrin parasysh teorinë pellazgjike. Ndër të tjera, ajo thotë se ka pasur lëvizje pellazgësh nga trojet tona për në gadishullin Iberik të sotëm, ku një pjesë u ngul aty dhe një tjetër vërshoi drejt Britanisë së sotme (shih Kola dhe D?Anzheli).Për të mbërritur te gjuha angleze, parathuhet se kjo është e formuar nga një sasi gjuhësh (kelte, gjermanike, nordike, frënge, etj.). Duke pasur gjurmë të latinishtes, në anglisht gjejmë lehtësisht fjalë që përmbajnë rrënjë të shqipes. Po përveç këtyre, gjenden edhe fjalë të tjera larg latinizmave e krejtësisht të ngjashme me shqipen. Demit apo buallit (në dialekt BULL) anglezët i thonë BULL, ndërsa LOPES (apo KAUT) i thonë COW [lexo KAU]?. Fjala VDEKJE haset në dialekt edhe DEKË, DEKA, kurse në anglisht gjendet si DEATH [lexo DETH]. A mund të jetë një rastësi që folja CRY e anglishtes është e njëjtë me QAJ të Shqipes? Po ta zbërthejmë, folja QAJ, siç e ruan gegërishtja, bëhet KLAJ dhe folja angleze CRY lexohet KRAJ. Njësoj gjejmë foljen KNOW [lexo NOU] që do të thotë NJOH dhe foljen SEE [lexo SI] që përkthehet SHOH (krahaso SHIH). Kështu vijojnë edhe folje si STRETCH [lexo STREÇ] që përkthehet SHTRIQ, SHTRIQEM. Gati të gjitha fjalët e lartpërmendura të anglishtes nuk hasen në gjuhët neolatine. Sërish, ndalemi këtu me anglishten.Por edhe në gjermanisht, si një nga gjuhët e trungut të ashtuquajtur indoevropian dhe që ka formuar edhe gjuhën angleze, gjejmë fjalë si MILCH që është QUMËSHTI në Shqip. Në fakt, ky ushqim është pikërisht ai që njeriu ua mjel kafshëve, apo, më mirë të themi, ai që MILLET (krahaso foljen MJEL, MIL me MILCH). Në gjermanisht egziston edhe folja MELKEN që përkthehet MJEL. Gjejmë edhe folje të shumta, ku spikat folja RENNEN që përkthehet REND, d.m.th., VRAPOJ; po t?i heqësh mbaresën dalluese gjermane foljes RENNEN, përftohet forma dialektore e shqipes REND. Kështu kemi REN në shqip dhe REN në gjermanisht si folje të të njëjtit kuptim, duke kujtuar se kështu u bërtiste Frederiku i Madh ushtarëve të tij për në luftë.Listës sonë të përciptë në këtë shkrim i shtojmë edhe foljet SPOTTEN [lexo SHPOTEN], DREHEN, KAPERN që përkthehen përkatësisht SHPOTIS, DREDH dhe KAP. Gjykojeni vetë ngjashmërinë. Për të cituar ndonjë mbiemër të gjermanishtes, po zgjedhim LEER, që përkthehet I LIRË. Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve (mos i ngatërroni me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, SHQIPJA, nuk ka të përbashkëta me ç?ka mund të quhet ?indiane?. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte. Sidoqoftë, enigmat janë të mëdha dhe dokumentet e njohura historike të pakta.Kurse përsa i takon grekëve të sotëm, ata krenohen me perënditë e tyre të Olimpit, me historitë e Trojës apo me Odisenë. Se si ka përfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, këtë e dëshmojnë disa studime albanologjike të D?Anzhelisë, Kolës, etj. Se ç?fatkeqësi qe për popullin tonë historia e Greqisë dhe greqishtes së sotme, këtë nuk mund ta tregojmë në pak rreshta, faqe apo libra. QË TË VËRTETOSH SE JE GREK (D.M.TH., HELEN), MË PARË DUHET TË PROVOSH SE JE ARVANITAS, - pohon Aristidh Kola. Kjo thënie e dyshimtë në dukje është sa e vërtetë, aq edhe rrëqethëse për vetë faktin se si është shkruar (apo duhet thënë ?shkarravitur?) historia botërore. Vërtet, greqishtja ka pjesën e saj në formimin e latinishtes apo të anglishtes, por ç?është greqishtja e çfarë e ka formuar atë? Ç?e ndan greqishten e vjetër nga atë të re? Pse fjalori i Isiodit me fjalë homerike (shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse D?Anzheli dhe Kola ranë në të njëjtat përfundime, pa ditur studimet e njëri-tjetrit, të tilla që të pohojnë se Shqipëria dhe Greqia e sotme duhet të ishin metafizikisht i njëjti shtet? Pse sot pjesa më e madhe e shkencëtarëve e kundërshton hipotezën pellazgjike, edhe pse mjaft cepa të Evropës flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thëniet e Herodotit dhe shtrembërohet Homeri? Përgjigjet janë më në jug të Greqisë dhe diku më në lindje e veri të Ballkanit. Por që të kuptosh të gjitha këto vlerësime, teza e hipoteza, duhet së pari të kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe përmasat e saj.Etimologjinë e fjalës PELLAZG d?Anzheli e shpjegon nga fjalët PJELLË + E BARDHË (?Enigma?, fq. 85). Më i ndërlikuar është versioni i Strabon-Mylerit, por më bindës. Etimologjinë e fjalës HELEN Kola e shpjegon në të njëjtën mënyrë që bën me fjalën ILIR, nëpërmjet rrënjës I LARTË në dialekt. Njësoj shpjegohet edhe emri tjetër i Trojës, ILION (krahaso ILIADA). Emërtimin ETRUSK d?Anzheli e shpjegon nëpërmjet fjalës së vjetër të shqipes DRU në njërin version dhe DUSHK në tjetrin. Këtu mund të shtojmë edhe të famshmit DRUIDË në Britani, që kanë lidhje etnografike me ETRUSKËT. Etimologjia e fjalës ARBËR shpjegohet nga e njëjta rrënjë e lashtë e fjalës pellazg. Ka variante që fjalën SHQIPTAR e nxjerrin nga EXIBERE e latinishtes dhe të tjera që e duan nga shpendi krenar, i lirë e i rrallë, shqiponja. Vazhdon të ketë debate mbi këtë, por disa studiues mediokër nuk duan t?i studiojnë edhe kriteret e këtij populli të lashtë, krahas fjalëve shqipe apo joshqipe.Fjalori i njohur i përpunuar Merriam-Webster nuk e përmend fare Gjergj Kastriotin në fletët që ia kushton biografisë (njerëzve të shquar) botërore, ndërkohë që gjejmë aty lloj-lloj udhëheqësi filipinas apo kryetari indian. Mirë këtë, po as e njohura Nëna Terezë, që po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin që në origjinat e fjalëve që fjalori zbulon gjejmë shumë gjuhë përveç asaj shqipe; a thua se më lart ne dhe mjaft albanologë kemi parë ëndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa ?gjuhëtarë? të sotëm ndikohen (apo duhet thënë ?paguhen?) nga politika të tilla që pësojnë shkatërrime sikur hipoteza pellazgjike të shndërrohet në tezë. Le të rrojë sot historia botërore dhe shqipja të quhet një gjuhë rrugicash e birucash?! Vetëm një mori shkrimesh, diskutimesh, kërkimesh e studimesh mbi gjuhën shqipe do të bëjnë një ditë të mundur një përmbysje të madhe. Andaj sot duhet nxitur kërkimi mbi gjuhën shqipe, dashuria dhe respekti ynë për këtë gjuhë dhe bërja e njohur botës për këtë gjuhë.E mbyllim me disa emra trojanësh e helenësh, pasardhës të të cilëve ishin ilirët, etërit tanë. HEKTORI, komandanti trojan ishte njëkohësisht një bujk i shquar. D?Anzheli gjen foljen HEQ, HEK në emrin e tij (kupto: ?ai që hek barin, kositësi, heqtori?). Në fakt, këta janë emra që u kanë mbetur heronjve të lashtësisë dhe jo emra që u janë vënë në lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh më vonë si Nënë Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Këtë e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit të Madh apo Demostenit (fq. 124). ENEA, trojani që shpëtoi pa u vrarë në luftë dhe që u end nëpër Thesali, Epir e Itali para se të formonte atje një qytetërim, zbërthehet nga fjala shqipe END, ENDEM, në dialekt EN. Nuk po ndalemi te zbërthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrës, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se të gjithë flasin shqip, njëri më bukur se tjetri.E njëjta ?fatkeqësi? për pseudohistorinë e sotme dhe pseudogrekët e sotëm ndodh edhe me perënditë e Olimpit. Këta flasin shqip në një masë 99%! Kështu AFËRDITA nuk ka nevojë për spjegim, paçka se grekët e sotëm nuk ?arrijnë? ta shpjegojnë këtë fjalën e tyre ?të pakupimtë? AFRODITIS. As fjalori Merriam-Webster ?nuk e di? (fq.40)! Por do t?ua mësojmë ne shqiptarët, të tanishmit e atyre që i krijuan këto perëndi. Njësoj EFESTI flet shqip, teksa ishte farkëtari i të gjitha veshjeve e armëve për perënditë (krahaso me E VESH, E MBATH). ZEUSI, ati i perëndive, flet një shqipe të pastër, teksa duhet gjetur në emrin e tij fillestar DIAS, i cili vjen nga folja DI ASHT, shqyrtimin e së cilës e jep gjerësisht Kola (fq. 187-8). Kështu bën edhe HERA (nga ERA), ATHINA (nga E THEM, ASHT THËNË), e kështu me radhë.Shqipen e hasim edhe në rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonëse në doza më të vogla. Shqipja flet shumë për ata që kanë sy e veshë. ËSHTË E PLOGËSHT MUNDËSIA QË TË GJITHA KËTO GJUHË TË KENË NDËRTUAR SHQIPEN; ËSHTË BASH E KUNDËRTA. Shembujt që sollëm këtu nuk janë maja e ajsbergut, por vetëm një gjethe peme. S?kishte se si të mos fliste kaq shumë gjuha e atyre burrave që ruajtën këtë Shqipëri, që luftuan për Greqinë, pavarësisht nga përfundimi, që luftuan mes tyre në Trojë, që u nisën drejt Indisë nën Aleksandrin e Madh, që mbajtën një perandori të tërë romake, që mbajtën ushtrinë e Napoleonit, Garibaldit e sulltanëve, drejtuan Egjiptin, perandorinë osmane e i ranë kryq e tërthor Mesdheut!

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0