[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

lexoj

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Folje

[redaktoni]

lexoj kal.

  1. Shkoqit fjalët e shkruara në letër a diku tjetër, duke i shqiptuar me zë ose duke i përshkuar me mend. Lexoj letrën. Lexoj librin (gazetën, revistën). Lexoj bukur (rrjedhshëm, shpejt, ngadalë, keq). Lexoj fjalë për fjalë. Di të shkruajë e të lexojë.
  2. Ndjek me sy shenjat e ndryshme të diçkaje të shkruar, arrij t'i kuptoj a t'i zbërthej ato dhe i shqiptoj me zë a i riprodhoj me mend fjalët me të cilat emërtohen; jam i aftë të kuptoj diçka të shkruar, di, mund të kuptoj ç'shkruhet. Lexoj numrat. Lexon notat muzikore. E lexon hartën gjeografike. Lexoj (një skicë, një projekt). Lexoj sahatin e ujit (termometrin). Lexoj një njoftim të shifruar. Lexon frëngjisht (gjermanisht). Lexon në dy (tri) gjuhë.
  3. Njihem me përmbajtjen e diçkaje të shkruar; ndjek rregullisht një botim periodik, veprat e një autori etj. Lexon shumë romane. E lexon me ëndje atë autor.
  4. Mbaj me gojë përpara dëgjuesve një ligjëratë, një referat a kumtesë; shtjelloj një lëndë në një shkollë të lartë, mbaj leksione. Lexoi referatin (kumtesën). Lexon teorinë e letërsisë.
  5. fig. Arrij të kuptoj gjendjen shpirtërore, mendimet, qëllimet a dëshirat e dikujt sipas shprehjes së fytyrës ose shenjave të tjera të jashtme; depërtoj në mendimet e ndjenjat e fshehta të dikujt. I lexon mendimet (dëshirat) në sy (në fytyrë). Di të lexojë në zemrat e njerëzve.
  • T'i lexon (t'i këndon) letrat (kartat) në xhep shih te XHEP,~I. Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave) libr. shih te RADH/Ë,~A.