[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

fustan

Nga Wiktionary

FUSTAN m.

1. Veshje e sipërme grash e vajzash, prej basme ose prej cohe a stofi të hollë, me mëngë ose pa mëngë që qepet njësh dhe mbulon gjithë trupin deri te gjunjët ose deri te këmbët. Fustan i ri (i bukur). Fustan basme (stofi). Fustan i mëndafshtë (i leshtë). Fustan i gjatë (i shkurtër). Fustani i nusërisë. Fustan me pala.

2. Fustanellë.

3. fig. bised. Femër (vajzë a grua). Shkonte pas fustaneve.

4. krahin. Fund grash e vajzash.