bakër
Appearance
| B |
Bakër m. -
- kim. Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër. Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri. Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit. Lidhje bakri. Ngjyrë bakri.
- bised. Kripë helmuese, që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. Lëshon (nxjerr) bakër ena.
- vet. sh. ~ra, ~rat. Bakëret. Kallajisi bakrat.
- fig. keq. Gjë që nuk vlen shumë a që nuk e çmojmë si duhet. Para bakër diçka me vlerë të pakët ose fare pa vlerë.
- Me bakra e me çakra me të gjitha gjërat, me çdo gjë që ka, me laçkë e me plaçkë. I doli bakri keq. iu zbulua fytyra e vërtetë, i dolën lakrat në shesh, i doli boja. M'u bë syri bakër për diçka digjem nga dëshira për të pasur diçka. E ka syrin bakër i shkëlqejnë sytë, ka vështrim të mprehtë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Simbolet
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0