[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

mister

Nga Wiktionary

MISTER m.

  • 1. Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë; diçka që nuk kuptohet a mezi kuptohet, diçka e errët dhe e pashpjegueshme; fshehtësi, e fshehtë. Mister i madh. Misteret e natyrës. Këtu ka (fshihet) një mister. Mbeti mister nuk u zbulua. Është rrethuar me një mister. Kyçi i misterit çelësi i së fshehtës.
  • 2. fet. Rit fetar i fshehtë, që bëhej në Greqinë e në Romën e vjetër dhe në vendet e lashta të Lindjes për nder të një perëndie, duke marrë pjesë vetëm priftërinjtë; ceremoni fetare e mbyllur.
  • 3. let. Dramë fetare në mesjetën e vonë, në të cilën trajtoheshin tema nga bibla, të ndërthurura me skena komike nga jeta e përditshme.